E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja nga Levante mund të kushtojë me titull

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 16:26

Mbrojtësi i Real Madridit Marcelo frikësohet se humbja e skuadrës së tij nga Levante me rezultat 1-0 mund të jetë vendimtare në përpjekjet e tyre për të fituar titullin në La Liga.

Los Blancos u mposhtën nga goli i vetëm i Aroune Kone pas përjashtimit të mesfushorit Sami Khedira në pjesën e parë. Disfata kishte shije edhe më të hidhur pas fitores së thellë të Barcelonës ndaj Osasunas, 8-0, një ditë më herët.

“Ne nuk guxojmë të humbim pikë kundër ekipeve si Levante. Gjëja më e keqe është se tri pikët e humbura të dielën mund të jenë vendimtare në fund të sezonit” tha Marcelo për AS.

“Të humbim këto lloj ndeshje na i dëmtojmë shumë ambiciet tona sepse pritet që të marrim pikë të plota kundër tyre. Por, të dielën ishim dëshmitar se gjithçka mund të ndodh në përballje me ekipet e ashtuquajtura të vogla” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›