E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metaj, drejt Venlos

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 11:16

Shkodran Metaj e ka përfunduar eksperiencën në FC Groningen. Klubi holandez ka vendosur ta lirojë futbollistin kosovar, të cilin e konsideron të panevojshëm.

Kontrata aktuale e mesfushorit ofanziv me FC Groningen përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, por palët mund ta ndërpresin bashkëpunimin para kohe.

“Është më mirë për të që të shkojë për të luajtur diku tjetër”, ka thënë drejtori sportiv i FC Groningen, Hans Nijland për ueb faqen sport.fok.nl.. Gjithnjë sipas kësaj ueb faqeje, për futbollistin nga Studenica e Pejës interesim ka shfaqur klubi tjetër holandez, VVV-Venlo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›