Nurnberg interesohet për Mehmedin

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 11:15
Admir Mehmedi ka përfunduar në shënjestër të Nurnbergut, shkruan uebfaqja franceze football.fr. Sulmuesi kosovar pati paraqitje të mira këtë sezon me Zurichun, me të cilin u shpall nënkampion i Zvicrës.
20 vjeçari ka kontratë me klubin zviceran deri në verën e vitit 2013, por kur është në pyetje interesimi i klubit gjerman, ku luan edhe sulmuesi tjetër kosovar Albert Bunjaku, gjërat mund të ndryshojnë. Mehmedi debutoi javën e kaluar për ekipin e parë të Zvicrës, ndaj Anglisë.