E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbjet e shtetit te ri nga hapesira e kufizuar ajrore

Autoritetet kosovare duhet te hapin negociata me NATO-n, organizata nderkombetare te aviacionit civil, si dhe me aktore te tjere nderkombetare per te filluar procesin e hapjes ajrore te Kosoves me fluturime. Keshtu jane shprehur dje perfaqesues te institucioneve kosovare. Keto komente u bene me rastin e publikimit te raportit "Hapesira ajrore e Kosoves-ndalohet hyrja" te Institutit per Studime te Avancuara (GAP). Aktualisht ne Kosove, NATO-ja eshte pergjegjese per mbikeqyrjen e hapesires ajrore mbi dhe nder 3.000 metra, perderisa autoritetet kosovare e kane persiper menaxhimin e aderimeve dhe ngritjeve drejt dhe nga Aeroporti Nderkombetar i Prishtines. Perfaqesues te NATO-s jane te interesuar qe t'i percjellin pergjegjesite tek institucionet vendore dhe nderkombetare te aviacionit, mirepo kjo do te ndodhe vetem pasi qe NATO-ja te jete e bindur se hapesira ajrore mund te menaxhohet ne menyre te sigurt dhe profesionale nga autoritetet vendore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›