E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betimi i Hipokratit!

Nga Lajla Pernaska*

Ndonese shendeti eshte ajo c'ka kemi me te cmuar, ne rrjedhen e perditshme te jetes, harrojme te mendojme se jemi me fat kur gezojme nje shendet te plote. Mjeket kujtohemi t'i falenderojme, vetem kur perplasemi tek ata per probleme te ndryshme shendetesore, kur na sherojne, kur na shpetojne jeten. Dhe kjo eshte vertet e rendesishme per ne. Por dhe mjeku ndihet mire kur i vleresohet puna, edhe pse kete profesion human e ka zgjedhur vete, edhe pse ka bere betimin e Hipokratit per t'i sherbyer shendetit te njerezve, duke sakrifikuar dhe mbi kohen e tij te lire e jeten private dhe sigurisht ka investuar shume per t'u bere nje profesionist i mire.

Tingellon paradoksale, por kjo ndodh rendom!

Kemi pasur historikisht nje sherbim shendetesor te shtrire ne sasi, por tejet te manget ne cilesi, por asnjehere nuk na kane munguar dhe as na mungojne mjeket mjaft cilesore, mjeshter te vertete, per kushtet ne te cilat e ushtrojne kete zanat fisnik.

Por ne periudhen e diktatures, mjeket, konsideroheshin si 'sherbetore te popullit' dhe arrihej deri atje, sa neperkembeshin me te ashtuquajturat "kontrolle te klases punetore", madje, ishin nen trysni qe te mos merrnin asgje nga pacientet, edhe pse keta te fundit donin t'u dhuronin ndonje kacile fiq, apo nje pale corape leshi.

Nderkohe qe ndryshimi i sistemit, e ka perballur kete sherbim dhe personelin shendetesor, me se pari ata qe kane bere betimin e Hipokratit, me avantazhet dhe veshtiresite e ekonomise se tregut, te nje reforme te domosdoshme per te bere riorganizimin dhe decentralizimin e sherbimeve. Dhe ky eshte nje proces i veshtire, por aspak i pamundur.

Por, ne cdo vend te zhvilluar ose jo, figura e mjekut mbetet mjaft e respektuar, kjo se pari fale punes se tyre fisnike.

Por ky profesion human, fatkeqesisht perballet dhe me situata ekstreme. Perseri para pak ditesh u ndodhem perpara nje rasti tragjik, u godit me thike nje mjek, Doktor Agroni, endokrinolog i mirenjohur. Nje akt sa i rende e i shemtuar, aq edhe i papranueshem e i denueshem. Shprehje e vandalizmit, intolerances dhe injorances bashke, per te cilat na vjen turp te gjitheve.

As s'e ve ne dyshim se eshte nje opinion i tere qe i denon veprimet barbare ndaj bluzave te bardha.

Nderkohe qe edhe vete bluzat e bardha nuk kane mohuar qe mes tyre ka nje kategori qe thyejne etiken mjekesore, duke kerkuar shperblim per sherbime publike qe kryejne.

Ne jemi te gjithe te interesuar qe ky vend te kete mjekesi moderne e te afte t'u pergjigjet kerkesave te nje sherbimi cilesor, qe sidoqofte jane te drejtat themelore te JETËS dhe SHËNDETIT. Shendetesia eshte prone e atyre qe paguajne per te, pra e tere qytetareve te ndershem te ketij vendi.

Shoqeria jone duhet te kuptoje se mjeket dhe specialistet e afte jane te pakte dhe si te tille, duhen konsideruar si nje pasuri kombetare, per te formuar nje mjek te afte duhet nje gjysme jete njerezore. Profesioni i mjekut ka ne themel te tij dy elemente, besimin e te semurit ndaj mjekut dhe kujdesin e mjekut per te semurin, pra raportin mjek-pacient, eshte thelbesor. Pa kete fryme mirekuptimi e besimi reciprok, ky profesion i veshtire nuk mund te zhvillohet. Por derisa te krijohet nje klime e shendoshe ne marredheniet e pacienteve e te shoqerise me mjeket, kerkohet nderhyrje qe te siguroje punen e mjekeve. Si ne cdo vend te zhvilluar, administrata shendetesore duhet te jete pergjegjese per mbrojtjen ligjore te personelit te saj. Por kjo eshte njera ane, qe padyshim duhet permbushur sa me pare. Nga ana tjeter, te mos harrojme se jemi nje shoqeri, ku per shumicen e njerezve, sigurimi i makines, apo automjetit vjen perpara dhe eshte me i rendesishem se sigurimi i shendetit, apo i jetes. Ky mentalitet do ende shume pune te ndryshoje...

(*) Deputete ne Kuvend, anetare e Komisionit te Shendetesise ne Keshillin e Evropes


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›