Kosova do te konsolidohet si nje shtet multietnik
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka pritur dje ministrin e Mbrojtjes te Portugalise, Nuno Severiano Teixeira, te cilin e falenderoi per mbeshtetjen qe Portugalia i ka dhene Kosoves ne procese te gjata kohore dhe per rolin e saj te vecante ne kohen e udheheqjes se saj me BE si dhe per njohjen e pavaresise se Kosoves ne nje moment jashtezakonisht te vecante dhe thelbesor. Gjithashtu, Presidenti kosovar vleresoi perkushtimin e vecante qe ka Portugalia per mbeshtetjen e metejme te Kosoves ne kuader te angazhimeve te perbashketa te Bashkimit Evropian, EULEX-it dhe KFOR-it, si dhe ne procese te tjera qe kane te bejne me bashkepunime ne nivele ekonomike politike dhe te tjera. Ministri Teixeira nderkaq, theksoi se Portugalia eshte shume e perkushtuar qe nga fillimi i procesit, jo vetem ne nivelin politik por edhe ushtarak. "Jemi te sigurt se Kosova do te konsolidohet si nje shtet i fuqishem multietnik dhe demokratik", tha kreu i larte portugez.