Humbjet kur refuzohet Presidenti
OPINION nga AGIM BACI:
Refuzimet nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për emërim në detyrën e kreut të kësaj gjykate, si dhe rrëzimet...

...e disa emrave nga Kuvendi duhej të ishin një kambanë e fortë për institucionin simbol që ka Presidenti në këtë vend. Së pari, refuzimi i kreut në detyrë në këtë gjykatë ndaj Presidentit, më pas i bërë edhe publik, tregon qartazi një mungesë profesionalizmi nga stafi i kreut të shtetit, që duhet më së pari ta kalojë në disa filtra diskutimin me kandidatura të ndryshme deri në zyrën e kreut të shtetit, që ky i fundit të mos gjendet përballë mosfirmosjes, por vetëm përballë lidhjes së marrëveshjeve të arritura më parë nga këshilltarët e tij. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe në rastin e kandidaturave në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Sidomos përsëritja e refuzimeve nga Kuvendi tregon qartë se nuk ka funksionuar asnjë filtër që të përzgjedhë kandidatura, që nuk do të mund të godisnin kaq publikisht figurën e kreut të shtetit, që nga një figurë ekuilibruese, tashmë është kthyer në një institucion që kërkon mbështetje publike, a thua se ka qenë një zgjedhje drejtpërdrejtë nga populli e jo nga Parlamenti, me të cilin tashmë është në konflikt.
Shumëkush mund të mbështesë edhe variantin se një krizë e tillë mund të ketë qenë provokim i maxhorancës, duke arsyetuar kështu se, nuk e ka Presidentin një mbështetës të vetin, edhe pse e ka zgjedhur nga radhët e veta. Kjo logjikë është arkaike, pasi na vë në pozicione paragjykimesh ndaj kreut të shtetit, të cilat u vlejnë vetëm gabimeve të paramenduara. Së pari, Presidenti ka dalë nga radhët e së djathtës dhe nuk arsye ta fshehë këtë. Tentativat e kreut të shtetit për të ndërtuar profil asnjanës dhe ekuilibrues nuk janë zgjedhjet në mënyrë të ekuilibruar nga secila palë politike, por zgjedhjet e ekuilibruara në përputhje me aftësitë dhe përkushtimin publik, domethënë figura të afta që t'i përgjigjen interesit të publikut.
I njohur si një figurë me mbështetje nga antikomunistët dhe ish- të persekutuarit, kreu i shtetit gjithashtu mund të kishte promovuar figura publike me profil profesional, që të ishin në gjendje të deklaronin përkushtimin e tyre për të dënuar krimet, të nivelit si krime kundër njerëzimit, apo të përgjigjeshin lidhur me qëndrimin e tyre ndaj çështjeve morale në publik, siç janë e drejta e martesës, fëmijës, abortit, pronës, etj., që përbëjnë edhe thelbin e disa rregullave morale në shoqëri, sidomos në një shoqëri që pretendon rrugën drejt një shoqërie, e cila funksionon mbi zbatimin e ligjit dhe të së drejtës. Mirëpo, shumë figura të propozuara nuk kanë qenë pjesë e debatit të tillë profesional, duke fyer kështu jo vetëm konceptin e përzgjedhjes, por edhe radhët e gjyqësorit, të cilët panë se nuk po respektohej promovimi profesional në karrierë.
Kjo situatë e kthyer tashmë në një përballje të nxehtë të ditës jo vetëm nga partitë, por edhe nga opinioni, nuk mund të arrijë të japë zgjidhje të pastra, pasi në lojë ka hyrë njëanësia e ideve. I vetmi që mundet dhe duhet t'i japë zgjidhje është vetëm institucioni i Presidentit, duke rihapur një rrugë të re të komunikimit publik.
Presidenti mund të shfaqet në publik i trishtuar, nëse nuk ka mundur të ulë palët politike në një mendje për disa zgjidhje të rëndësishme, por kurrsesi për emra që kanë të bëjnë me pëlqimin që duhet të japë Kuvendi, meqenëse është President i zgjedhur në një Republikë Parlamentare, siç jemi ne. Në rast të kundërt, do të vlente një dorëheqje politike, e jo kërcënim se ky institucion mund të bllokonte propozimet që mund t'i vijnë nga Kuvendi.
Vetë Presidenti Topi është shfaqur në publik me arsyetim të drejtë, duke thënë se nuk e paragjykon qëndrimin e Kuvendit, por ky qëndrim është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, e ndoshta më e rëndësishmja, është zgjidhja e këtij ngërçi, i cili nuk mund të zgjidhet me debate dite, por me një ridimensionim të mënyrës se si stafi i tij formulon arsyetimet politike të propozimeve të tij. Përndryshe, gjithkush më pas ka të drejtë të mendojë se Presidenti bën komunikim individual e jo institucional dhe se propozimet e tij nuk vijnë brenda formatit të diskutimit profesional dhe moral, por nga njohjet personale.
Ndërkaq, forcat politike më parë se të fërkojnë duart për këtë situatë të re, duke e konsideruar veten "jo të Presidentit", çka u jep mundësinë e sulmeve pa kufij sa herë nuk janë dakord me të, duhet të gjejnë rrugët e duhura që këtë institucion ta ruajnë. Në të kundërt, debatimi i përditshëm rreth autoritetit të kreut të shtetit nuk bën asgjë, veçse e bjerr atë, duke u hequr shqiptarëve shpresën se kanë një simbol të përbashkët.