Hungarezët interesohen për investime në Shqipëri
Marrëdhëniet ekonomike midis Hungarisë dhe Shqipërisë kanë ardhur gjithnjë e në rënie”. Ky ka qenë konstatimi i Kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, gjatë forumit të biznesit Shqipëri-Hungari. Jaka tha se Shqipëria ofron mundësi në agropërpunim, turizëm dhe industrinë minerale për investimet hungareze dhe se duhen vendosur kontaktet e duhura për të rritur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Ndërsa ambasadori i Hungarisë, Sandor Molnari, i pranishëm në forum, tha se Shqipëria është vendi i mundësive të pazbuluara, i cili po zhvillohet vrullshëm ekonomikisht dhe që ofron mundësi të mira për bizneset e huaja. “Shqipëria është vendi i mundësive të pazbuluara, i cili po zhvillohet vrullshëm ekonomikisht. Hungaria është shumë mirë në Shqipëri, përse të mos e shfrytëzojmë këtë mundësi të favorshme...Shqipëria është ai vend, ku me një kapital të vogël mund të fillosh një biznes me të ardhura të mira”, - tha Molnari. Investitorët hungarezë shfaqën interes për të investuar në vendin tonë dhe për të zgjeruar kontaktet me bizneset shqiptare.