Hungari, i dorëzohet Parlamentit ligji për të dhënat personale

Qeveria hungareze i ka dorëzuar Parlamentit modifikimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Sipas këtij ligji kryeministri Viktor Orban nuk mund të propozojë shkarkimin e kreut të Autoritetit për Mbrojtjen e të dhënave personale.
Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Tibor Navracis e shpjegoi ndryshimin me shqetësimin e Komisionit Europian, i cili ditë më parë caktoi një afat një mujor, që Budapesti të përshtaste legjislacionin për Bankën Qëndrore, nxjerrjen në pension të gjykatësve dhe garantuesin e të dhënave personale me traktatet europiane.
Ndryshimet e propozuara nga qeveria do të miratohen nga maxhoranca me procedurë të përshpejtuar.