Siri, mbi 8 mijë të vdekur nga dhuna

Mbi 8 mijë persona kanë vdekur që nga nisja e protestave anti-qeveritare që shpërthyen në Siri një vit më parë, ka bërë të ditur OKB-ja.
Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Nassir Abdulaziz al Nasser deklaroi se shumë gra dhë fëmijë janë mes viktimave.
Komentet e tij vijnë në një moment kur i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan do të takohet me përfaqësues të opozitës siriane në Turqi.
Ndërkohë, në zhvillime të tjera, një grup për të drejtat e njeriut ka akuzuar Sirinë se ka vendosur mina tokësore përgjatë vijave kufitare me Libanin dhe Turqinë.