E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marinë Le Pen në garë për presidente të Francës?

Raportet nga Franca thonë se liderja e ekstremit të djathtë Marinë Le Pen ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme të zyrtarëve lokalë qeveritarë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Francës.

Raportet citojnë Le Pen dhe zyrtarët e partisë së saj të anti-emigracionit, Partisë së Ballit Kombëtar, të kenë thënë se ajo ka siguruar 500 nënshkrimet e nevojshme për të garuar në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në dy raunde në prill dhe maj.

Sondazhet tregojnë se Le Pen, vajza e ish kandidatit presidencial anti-emigrant Zhan-Mari Le Pen, është e treta në garën presidenciale, prapa kandidatit socialist Fransua Hollande dhe presidentit në detyrë, Nikolas Sarkozi, i cili po garon për një mandat të dytë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›