E Shtunë, 31 Tetor 2026

MekFol:Në Rusi po "rilind shoqëria civile"

Ambasadori amerikan në Moskë, Majkëll MekFol tha se “në Rusi sërish po zhvillohet politikë e vërtetë”.

Duke folur në Institutin e Petersonit për Ekonomitë Ndërkombëtare në Uashington, MekFol ka thënë se Rusia është në një periudhë të “rilindjes së shoqërisë civile” dhe se “shoqëria po i merr më seriozisht të drejtat kushtetuese dhe shteti po përgjigjet për këtë”.

I dërguari amerikan i referohej protestave masive dhe debatit publik të pazakontë energjik në Rusi pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit si dhe zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat, kryeministri Vlladimir Putin u zgjodh president për herë të tretë.

Ambasadori, që ka ardhur në këtë detyrë në muajin janar tha se vala e fundit e retorikës amerikane në vend është “diçka shokuese” dhe më shumë i atribuohet sezonit të fushatës presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›