E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungaria dhe vendet balltike shtrëngojnë rripin: shkurtojnë ambasadat

Hungaria, e goditur rëndë nga
kriza ekonomike botërore,
ka marrë disa masa të jashtëzakonshme
për të kursyer para
në maksimum. Një nga këto
masa është edhe vendimi për të
mbyllur disa ambasada të sajat
në botë, përfshi edhe një syresh
në Europë. Vendet që do të përfshihen
në këto shkurtime janë:
Kili, Venezuela, Luksemburgu
e Malajzia. Shkurtime të dukshme
do të ketë edhe në konsullatat
e ndryshme në shtete
të mëdha. Me këtë riorganizim
të veprimtarisë diplomatike,
Hungaria pret të kursejë rreth
7 milionë dollarë në vit, një
shumë kjo që për situatën në të
cilën ndodhet vendi nuk është
aspak e papërfi llshme. Por Hungaria
do të vazhdojë të lerë të
paprekura vendet kryesore dhe
më të rëndësishme. Ndërkohë,
për opozitën, një veprim i tillë i
qeverisë është shumë i dëmshëm
dhe mund të quhet "vetëshkatërrues".
Në fakt, Hungaria ka kohë
që ka ndërmarrë një program
rrënjësor kursimesh e shkurtimesh
të fondeve të ndryshme
në administratën shtetërore.
Dhe Hungaria nuk është vendi i
vetëm i Bashkimit Europian që ka
ndërmarrë masa kursimi. Letonia
dhe vendet e tjera balltike, me një
ekonomi të trazuar aktualisht,
që përfi tuan në dhjetor një paketë
ndihme nga Fondi Monetar
Ndërkombëtar, kryesisht për të
shpëtuar bankat dhe disa kompani
të rëndësishme në vend,
kanë ndërmarrë një sërë masash
të rrepta për të shpëtuar gjithë
sistemin fi nanciar nga një kolaps
thuajse i sigurt. Parlamenti sapo
ka votuar një shkurtim deri në
10% të shpenzimeve. Bashkimi
Europian i ka mirëpritur masa
të tilla, ndërkohë që u ka bërë
thirrje qeverive të vendeve në
krizë që jo vetëm të kursejnë,
por edhe të rikonfi gurojnë mekanizmat
mbikëqyrës të sistemit
financiar, të cilat dolën jashtë
loje në momentet e krizës. Sipas
parashikimeve, vendet në krizë
do të vazhdojnë të përjetojnë
ende kohë të vështira, por masat
do të ndihmojnë në lehtësimin
e situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›