Obama, plan për ndryshimin e rregullatorëve financiarë
Qeveria amerikane do të
njoftojë një reformë të
madhe të sistemit
të rregullatorëve bankarë
për parandalimin e krizave të
ardhshme financiare. Sipas
analistëve, ky plan pritet t‘i japë
më shumë pushtet dhe fuqi
Rezervës Federale. Drafti prej
85 faqesh detajon përpjekjen
për të ndryshuar një regjim që,
sipas skuadrës së ekonomistëve
të Presidentit amerikan, është
bërë i pavlefshëm për kërkesat e
reja të tregut financiar botëror.
Me Kongresin ende të zhytur
në çështjet e legjislacionit të
kujdesit shëndetësor, Obama
kërkon që të arrijë një tjetër
hap me këtë legjislacion të ri,
duke nxitur ligjvënësit që ta
votojnë regjimin e ri rregullator
deri në fund të këtij viti.
Sipas Obamës, drafti përmban
një sërë rregullash të forta
që do t‘i ndalojnë ngjarje të
tilla financiare, si recesioni apo
krizat financiare që përfshinë
Amerikën dhe botën mbarë,
edhe për shkak të Amerikës.
Një nga pikat e planit është
detyrimi i bankave të ndryshme
që të lenë një sasi më të
madhe parash mënjanë për të
përballuar rastet e krizave dhe
humbjeve, si dhe të kufizojnë
në një masë të madhe të gjitha
transaksionet me rrezikshmëri
të lartë, që në fakt janë edhe
ato me fitim më të madh. Për
sa i përket Rezervës Federale,
asaj do t‘i jepet autoriteti i
monitorimit të institucioneve
financiare. Për konsumatorët
do të krijohet një agjenci e
veçantë, që do të jetë në mbrojtje
të interesave të tyre dhe do
të rregullojë të gjitha llojet e
kredive dhe kartave të kreditit.
Ky plan parashikon ndryshimin
më të madh të sistemit financiar
botëror që nga viti 1930. Qëllimi
i tij është shmangia e krizave të
tjera financiare me impakt të
madh në ekonominë dhe jetën
e njerëzve, si dhe të rregullojë
sistemin e fragmentuar amerikan
të mbikëqyrjes së institucioneve
financiare. "Jemi përpjekur
që të identifikojmë gjërat
më të rëndësishme dhe masat
më të rëndësishme që duhet të
merren", deklaroi Larry Kmer,
këshilltari kryesor i Obamës për
çështjet ekonomike. Megjithatë,
administrata është spostuar nga
plani i mëparshëm i krijimit të
një rregullatori të vetëm. Sipas
këtij drafti, Rezerva Federale
do ta ndajë supervizimin me
organizma të tjerë. Ky propozim
mund të ndeshet me një
kundërshti serioze kur të votohet
në Kongres. Obama pret
ndërkohë votimin dhe vënien
në funksionim të këtij plani.
njoftojë një reformë të
madhe të sistemit
të rregullatorëve bankarë
për parandalimin e krizave të
ardhshme financiare. Sipas
analistëve, ky plan pritet t‘i japë
më shumë pushtet dhe fuqi
Rezervës Federale. Drafti prej
85 faqesh detajon përpjekjen
për të ndryshuar një regjim që,
sipas skuadrës së ekonomistëve
të Presidentit amerikan, është
bërë i pavlefshëm për kërkesat e
reja të tregut financiar botëror.
Me Kongresin ende të zhytur
në çështjet e legjislacionit të
kujdesit shëndetësor, Obama
kërkon që të arrijë një tjetër
hap me këtë legjislacion të ri,
duke nxitur ligjvënësit që ta
votojnë regjimin e ri rregullator
deri në fund të këtij viti.
Sipas Obamës, drafti përmban
një sërë rregullash të forta
që do t‘i ndalojnë ngjarje të
tilla financiare, si recesioni apo
krizat financiare që përfshinë
Amerikën dhe botën mbarë,
edhe për shkak të Amerikës.
Një nga pikat e planit është
detyrimi i bankave të ndryshme
që të lenë një sasi më të
madhe parash mënjanë për të
përballuar rastet e krizave dhe
humbjeve, si dhe të kufizojnë
në një masë të madhe të gjitha
transaksionet me rrezikshmëri
të lartë, që në fakt janë edhe
ato me fitim më të madh. Për
sa i përket Rezervës Federale,
asaj do t‘i jepet autoriteti i
monitorimit të institucioneve
financiare. Për konsumatorët
do të krijohet një agjenci e
veçantë, që do të jetë në mbrojtje
të interesave të tyre dhe do
të rregullojë të gjitha llojet e
kredive dhe kartave të kreditit.
Ky plan parashikon ndryshimin
më të madh të sistemit financiar
botëror që nga viti 1930. Qëllimi
i tij është shmangia e krizave të
tjera financiare me impakt të
madh në ekonominë dhe jetën
e njerëzve, si dhe të rregullojë
sistemin e fragmentuar amerikan
të mbikëqyrjes së institucioneve
financiare. "Jemi përpjekur
që të identifikojmë gjërat
më të rëndësishme dhe masat
më të rëndësishme që duhet të
merren", deklaroi Larry Kmer,
këshilltari kryesor i Obamës për
çështjet ekonomike. Megjithatë,
administrata është spostuar nga
plani i mëparshëm i krijimit të
një rregullatori të vetëm. Sipas
këtij drafti, Rezerva Federale
do ta ndajë supervizimin me
organizma të tjerë. Ky propozim
mund të ndeshet me një
kundërshti serioze kur të votohet
në Kongres. Obama pret
ndërkohë votimin dhe vënien
në funksionim të këtij plani.