E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria përkrah Kosovën drejtë BE-së

Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Laszo Kover ka deklaruar se Hungaria është e përkushtuar që të përkrahim integrimin e Kosovës në Bashkësinë Evropiane dhe përveç kësaj, Parlamenti dhe Qeveria Hungareze do ta përkrah Kosovën edhe përforcimin e strukturave qeveritare.

Këto komente Kover, i bëri gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes së Projektit të Binjakëzimit financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, i cili do të zbatohet nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë.

Në këtë ceremoni, kryetari i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Laszo Kover, ka theksuar se Hungarie do të ndihmon që të stabilizohet gjendja ekonomike, politike dhe etnike në Kosovë në pajtim me normat e Bashkësisë Evropiane.

“Ne kemi demonstruar, disa herë, gjatë presidentes sonë të radhës në Bashkësinë Evropiane dhe jemi të përkushtuar edhe tani që të përkrahim integrimin e Kosovës në Bashkësinë Evropiane. Parlamenti i Hungarisë dhe Qeveria Hungareze do ta përkrah Kosovën dhe përforcimin e strukturave qeveritare të Kosovës, jo vetëm me deklarata pozitive por edhe me gjëra siç tregon ky program që bartim përvojat praktike”, ka thënë Kover.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës vazhdimisht është duke shënuar përparime në funksionin që ka në ligjvënie, mbikëqyrje, përfaqësim të interesave të qytetarëve dhe në ngritjen, zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale administrative.

Ai ka shtuar se Projekti i binjakëzimit ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e efikasitetit të punës së Kuvendit në ushtrimin e funksioneve të tij, me thekës të veçantë, në avancimin e funksionimit të mbikëqyrjes, transparencës së punës, forcimit të kapaciteteve administrative, rritjes së profesionalizimit, cilësisë së punës dhe të shërbimeve nga ana e administratës së Kuvendit.

“Projekti në fjalë do të ndihmon në rrugën të cilën duhet ndjekë Kuvendi ynë drejt përmbushjes së standardeve të një kuvendi demokratik dhe do të shërbejë si praktik e rrugëtimit në përmbushjen e detyrave që dalin nga procesi historik i integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës po edhe në planet dhe objektivat që ka pas veti kuvendi dhe vendi ynë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Shefit të Komisionit Evropian në Kosovë, Khalodn Sinno ka thënë se Kuvendi i Kosovës luan rolin kyçë në procesin e integrimit dhe Kosova nuk mund të ecë rrugës së Evropës pa një parlament të fuqishëm.

Ky projekt do të zgjasë dy vite ku 70 ekspert ndërkombëtar nga vendet e ndryshme do të sjellin përvojat e parlamenti Hungarez, në mënyrë që Kosova të ketë një Kuvend që krahasohet me ato evropiane.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›