Falimenton njeriu më i pasur i Irlandës

Gjykata e Lartë e Irlandës shpalli falimentimin e Sean Quinn, i cili ishte njeriu më i pasur i vendit. Ky vendim u shpall pas një gjyqi, ku fitoi banka Anglo Irish Bank, e cila kishte ngritur padi kundër tij, për borxhe që kapnin shifrën marramendëse 2.9 miliardë euro.
64-vjeçari Quinn, i cili e filloi karrierën e tij nga një gurore, arriti të mbledhë një pasuri gjigante: plot 4 miliardë euro, para se të përfitojë një pjesë të aksioneve të Anglo Irish Bank, e cila tashmë ka falimentuar.
Super-miliarderi nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit për të dëgjuar vendimin, por avokatët e tij mbrojtës thanë se nuk do të apelojnë kundër këtij vendimi.
Quinn kishte dorëzuar kërkesë për falimentim në Irlandën e Veriut, e cila i përket Britanisë dhe ka një sistem falimentimi më pak të dështuar, por kërkesa e tij nuk ishte aprovuar nga gjykata e Belfastit javën e kaluar.