PSD: “Privatizimet e Ekzekutivit në 4 vite, korruptive”
Autori i Lajmit: red.
Socialdemokratët akuzojnë qeverinë se në 4 vitet e mandatit të saj ka abuzuar me paratë e shqiptarëve. Nënkryetari i PSD-së, Pajtim Bello, tha se veprimtaria korruptive është kthyer tashmë nga një fenomen, në një filozofi dhe platformë qeverisëse për mazhorancën e djathtë. “Me mentalitetin e kësaj filozofie janë inspiruar e zbatuar praktika të dyshimta e korruptive në shumë raste, që kanë çuar në shpërdorime e vjedhje me shuma marramendëse të parave të buxhetit të shtetit, buxhet ky që mbushet nga të ardhurat e siguruara me djersën e shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë”, - tha ai. Për të faktuar këto akuza, Bello përmendi privatizimin e ALBTELEKOM-it, skandalin Albatros , shpërdorimet në rrugën Kukës-Kalimash, tragjedinë e Gërdecit, privatizimin e ARMO-s, koncesionin mbi lumin Devoll apo dhe privatizimin e OSSH-së. “Në të gjitha rastet, bazuar në filozofinë korruptive që udhëheq këtë Qeveri, shpërdorimet, nëpërkëmbja, dhunimi i ligjit dhe i Kushtetutës është shoqëruar me vendime të Këshillit të Ministrave dhe me ligje të miratuara me arrogancën e kartonëve të shumicës”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2009