Protesta më 15 mars, Rama dhe vullnetarët njoftime derë më derë
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste ka nisur në Tiranë turin e lajmërimit derë më derë për pjesëmarrjen në manifestimin e 15 marsit në 1-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Vullnetarët e Bashkimit të Ri për Ndryshim, bashkë me kreun e PS-së, u kanë bërë apel qytetarëve që të jenë prezentë. Thirrjet e Ramës dhe të vullnetarëve janë përqendruar në rrugicat e bllokut “Ali Demi”. Mes qytetarëve që ka takuar Rama, jo rrallë, është ndeshur dhe me problemet e tyre, të çmimit të rritur të jetesës dhe pamundësisë për të përballuar këtë çmim. Kryetari i PS-së është shprehur se manifestimi i madh që do të zhvillohet në kryeqytet është për të gjithë që ndiejnë nevojën se ky realitet duhet të ndryshojë: “Ndaj ditën e diel duhet të jemi së bashku, për të manifestuar nevojën e të gjithëve për ndryshim, në mënyrë që kostoja e jetës që rritet aforfe çdo muaj, me çmime, me fatura, me sigurinë e jetës, me mungesën e garancisë për të nesërmen, me papunësinë e varfërinë. Të gjitha këto të jenë arsye të mëdha për të qenë bashkë, jo për t u ndarë e përçarë. Jo ca këtej e ca andej me flamuj të ndryshëm, me dasi, sherre, grindje, që i ka nxitur politika në 18 vjet”, - tha ai. Në një tjetër ndalesë në këtë lagje tiranase, kryesocialisti është takuar me një mekanik, i cili po ashtu pohoi për mungesën e punës, xhiron e paktë ditore dhe mbijetesën me punën e tij. Rama ka sqaruar se ishte në atë lagje bashkë me vullnetarët për të sensibilizuar të gjithë banorët e saj për të qenë të pranishëm me zërin e tyre në manifestim: “Kemi dalë me vullnetarët, për të lajmëruar për manifestimin e ditës së diel, në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej”. Është 1-vjetori i tragjedisë së madhe që ndodhi në Gërdec dhe duam të bëjmë manifestim të madh qytetar, jo partiak. Të gjithë bashkë, parti, shoqata, familje, sipërmarrje për një ndryshim të madh. Për nevojën e një bashkimi të ri qytetarësh e qytetaresh, përtej dasive të së vjetrës, përtej kufijve që na kanë vënë politikanët në gjithë këto vite, në emër të fëmijëve tanë, sigurisë në punë, rrugë, kudo, në emër të nevojës për të përballuar një krizë të madhe dhe të gjithanshme. E, për t ia dalë, sepse duhet të garantojmë fëmijët tanë. Atdheu është borxhi që u kemi fëmijëve tanë!”, - u shpreh kreu i selisë rozë. Turi i vullnetarëve për të rritur sensibilizimin e popullsisë, duke trokitur derë më derë, është një risi e Partisë Socialiste.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2009