E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelaar mendon vetëm për Milanin


Sulmuesi i Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, është duke menduar vetëm për sezonin e ardhshëm me ekipin italian.

Huntelaar ka komentuar edhe disfatën e Milanit në Trofeo Tim nga Inter.

"Nuk jam shumë i lumtur që ekipi u mposht në penallti, por ata ishin 45 minutat e para të futbollit garues të cilin e kam luajtur këtë sezon. Besoj se është e rëndësishme të luash gjatë para-sezonit, dhe mendoj se gjithçka ka shkuar mirë për ne, pavarësisht humbjes në penallti".

"Gjithçka ndihmon për të forcuar punën që po e bëjmë në Milanello. Për mua, ka qenë një javë e vështirë, por dua të jem i gatshëm për fillimin e sezonit", ka thënë Huntelaar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›