E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eriskon:Beckham meriton respekt


Tani në moshën 35 vjeçare David Beckham është shumë i vjetër për të bërë pjesë në Kombëtaren Angleze. Ky është edhe mendimi i trajnerit të "tre luaneve" Fabio Kapello të cilin e ka bërë të ditur pas miqësores së javës së kaluar kundër Hungarisë. Por ajo që ka krijuar më shumë polemika dhe që ka bërë të diskutohet është mënyra se si ka ardhur ky përjashtim për mesfushorin e Los Angelos Galaxy nga ana e trajnerit."Beckham meriton respektin më të madh të mundshëm sipas meje nësë është në formën më të mirë edhe tani që është shumë i vjetër është një lojtar shumë i mirë dhe një lojtar që mund ta ndihmojë skuadrën". Kështu ka deklaruar Sven Goram Erikson i cili ka qënë trajner i Kombëtares Angleze nga viti 2001 deri ën vitin 2006. Nëse bëhet fjalë për ndonjë lojtar që me Kombëtaren ka luajtur 20,30,40 apo 50 ndeshje duhet të flasësh njëhere personalisht përpara se ta lësh jashtë skuadrës."Edhe mua më ka ndodhur të përjashtoj lojtar si për shembull Davi Seaman, por më parë kam folur më të .Por nëse një lojtar është ende në formë edhe pse është i vjetër atëherë pse duhet ta përjashtosh nga skuadra" ka përfunduar Suedezi Eriskon. Tjetër problem për Kapellon është edhe çështja Beckham pas atyre me tifozët dhe lojtarët e Kombëatres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›