"Eto‘o ka fituar më shumë se Ibra"
Marrëdhënia ndërmjet Zlatan Ibrahimoviç dhe Hoze Murinjos u "kris" disa javë përpara transferimit te Barcelona. Kërkesat e vazhdueshme të lojtarit për t‘u larguar nga Interi dhe ankesat për lojën e përdorur nga trajneri vulosën fundin "dashurisë". Kush mendonte se drejtuesi i stolit zikaltër u trishtua për shitjen e sulmuesit është gabuar rëndë. Luzitani nuk ka bërë as tentativën më të vogël për të bindur Moratin që të mbante suedezin. Mesazhi "tradhtar" në telefonin e Ibrës duket se nuk është i rastësishëm: nuk bëhej fjalë për një shaka mes miqsh, por ashtu si gjithmonë, Murinjo ka thënë atë që mendonte, pa u shqetësuar për pasojat. Kjo u konfirmua në deklaratat përpara finales së Superkupës së Italisë (sot në orën 14:00) në Pekin. Ai "përkëdhel" Samuel Eto‘o dhe shfrytëzon rastin që të "shigjetojë" Ibrahimoviçin: "Doni të dini nëse Eto‘o do të ndjejë peshën e boshllëkut të lënë nga Zlatan? Nëse krahason karrierën e Samuel me të tijën, tha tekniku duke iu drejtuar gazetarit që e pyeti, ai që duhet të ndihet nën presion është Ibra. Nuk ndjej trishtim rreth këtij shkëmbimi, ashtu sikurse të gjithë tifozët tanë. Në të njëjtën mënyrë gabonin ata që gjatë vitit të kaluar flisnin për presionin që kisha unë pas emërimit tek Interi…". Për të mërzitur suedezin 27-vjeçar mjafton të flasësh për rendimentin e tij në Ligën e Kampioneve. Murinjo ka kujtesë të fortë dhe nuk ishte e vështirë të gjente argumentin e duhur për të ngacmuar ish-sulmuesin zikaltër.
Por, tani ka ardhur koha për të harruar të kaluarën dhe për t‘u përqendruar maksimalisht te trofeu i parë sezonal. Trajneri vazhdon të kërkojë një numër 10 për të plotësuar kontingjentin. "Na duhet një organizator, një futbollist me fantazi që ndërton lojën. Gjatë sezonit të kaluar, në këtë pozicion luajti Stankoviç, pavarësisht se nuk ishte roli i tij". Blerja e re nuk do të jetë Deko: "Më duket e pamundur që të afrojmë ndonjë lojtar të Çelsit. Pse? Sa herë që interesohem për një futbollist të bluve, situata komplikohet… Gjatë verës Deko ishte i lirë të largohej, por sapo e kërkova, çmimi i tij shkoi në 5 milionë euro". Alternativat mbeten Shnajder dhe Van der Vart, ndërsa së fundmi është përfolur edhe emri i 23-vjeçarit të Lionit, Ederson.