E Diel, 1 Nëntor 2026

Altin Haxhi: E merituam të festonim në Serbi

Humbja minimale 1-0 në fushën e Partizanit të Beogradit nuk e prishi festën e APOEL Nikosias. Skuadra qipriote ku militon edhe ish-lojtari i Kombëtares, Altin Haxhi, u kualifikua për në turin e fundit eliminator të Ligës së Kampioneve, pasi kishte fituar 2-0 në sfidën e parë. 34-vjeçari nga Gjirokastra ishte një prej protagonistëve të kualifikimit, pas aktivizimit përgjatë gjithë 90-minutëshit në kryeqytetin serb. "Jemi shumë të lumtur. Ishim të vetëdijshëm për forcën tonë", deklaroi Haxhi. "E gjithë skuadra dha maksimumin në fushë dhe arritëm të kualifikoheshim. E merituam plotësisht që të festonim". Në fotot e festës shfaqej edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Foto Strakosha, i cili punon si trajner portierësh tek APOEL. Sfida e ardhshme për qipriotët do të jetë kundër Fc Kopenhagen: në rast fitoreje ata kualifikohen në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ndërsa në rast se humbasin do të luajnë në grupet e Europa League.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›