E Diel, 1 Nëntor 2026

Metzelder, në ndeshje me maskëMetzelder pohoi se e kishte thyer edhe dy herë të tjera hundën, kur mbrojtësi luante në Gjermani me Borusian e Dortmundit

Kristof Metzelder do të luajë për Realin e Madridit duke mbajtur në fytyrë një maskë mbrojtëse për ta mbrojtur atë pas operacionit të hundës së tij të thyer.

Futbollisti i Kombëtares gjermane, i cili ka luajtur gjatë këtij sezoni vetëm katër ndeshje, është rekomanduar nga stafi teknik të luajë me maskë për katër ndeshjet e ardhshme, për t’i dhënë mundësi atij të rikuperohet në kohë përpara ndeshjeve kyçe të Ligës së Kampioneve, ku Reali i Madridit do të përballet me Liverpulin.

Metzelder pohoi se e kishte thyer edhe dy herë të tjera hundën, kur mbrojtësi luante në Gjermani me Borusian e Dortmundit.

E Marte, 23 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›