"Zhvishet" F1, ndryshime drastike në formën e makinave
Makinat që do të garojnë në Formula 1 në kampionatin 2009 do të pësojnë atë që mund të cilësohet pa asnjë dyshim si revolucioni më i madh teknik i realizuar në vitet e fundit. Diku më shumë, e diku më pak, ndryshimet do të prekin të gjitha pjesët e njëvendësheve.
Objektivi - Synimi është krijimi i makinave më të manovrueshme, mbi të gjitha në momentin e parakalimit. Me dizajnon aktuale, në duelet e drejtpërdrejta favorizohet makina që qëndron përpara, pasi piloti ndjekës e ka të vështirë të kontrollojë plotësisht makinën, pasi ajo nuk ka fërkim optimal me ajrin. Qëllimi ishte të shkurtoheshin në maksimum kërkimet në galeritë e erës. FIA ka zvogëluar me thuajse 50 për qind pjesët që ndihmonin në aerodinamikën, të cilat ishin mjaft të dukshme në trupin e makinave të këtyre sezoneve të fundit.
Elementet - Në garat e vitit 2009 do të zhduken të gjitha pjesët që ndihmonin në aerodinamikë: ato që ndodheshin brenda dhe pas rrotave të përparme, si edhe të gjithë "krahët" anësorë. Tashmë format do të jenë të njëjta dhe me rreze të përcaktuara që në fillim. Natyrisht që e prekur nga këto ndryshime do të jetë edhe pjesa e pasme, ku nuk do të ekzistojnë më miniprofilet pas hyrjes së ajrit në motor dhe "krahët" që zgjateshin deri në 100 centimetra përpara gomave të pasme. Në dizajnimin e ri janë hequr edhe daljet që shërbenin për nxjerrjen e ajrit të nxehtë në pjesët anësore. Kjo pritet të sjellë shumë probleme për projektuesit, të cilët duhet të gjejnë zgjidhje edhe për ftohjen e baterive "Kers".
Krahët - Përmasat e ndryshme që përdoreshin për krahët e pjesëve përpara dhe mbrapa makinave u ndryshuan, pasi ishte e nevojshme që të eliminoheshin turbulencat që krijoheshin nga shpejtësia e madhe. Krahu i përparmë është shumë herë më i gjerë (1800 mm) dhe është ulur me 75 mm. Të gjitha skuadrat duhet të kenë një profil të njëjtë (i gjithi i drejtë) në zonën e 500 mm qendrorë. Kjo ishte një prej pjesëve ku konstruktorët kishin bërë më shumë ndryshime në edicionet e mëparshme. Krahu i pasmë është ngushtuar dhe ngritur ndjeshëm (plot 150 mm). Kjo do të shërbejë për të krijuar më pak probleme për kundërshtarët që garojnë mbrapa.
Shkarkimi - Modifikime aspak të lehta do të ketë edhe në pjesët e shkarkimit: në të kaluarën, tubi qendror ishte më i lartë se dy anësorët, ndërsa tashmë të tri kanalet do të qëndrojnë në të njëjtin nivel (175 mm nga 125 që ishte më parë për tubat anësorë të shkarkimit). Për më tepër, ato pozicionohen më mbrapa aksit të pasmë. Për të kompensuar të gjitha këto "shkurtime" në aerodinamikë, FIA ka vendosur që të rikthejë gomat e lëmuara, të cilat lejojnë më shumë qëndrueshmëri mekanike.