Hutimi në çadër, prisnin Edi Ramën, u ikën edhe Arben Malaj, ngushëllohen me “performancën” e Klodit të “Reallity Show”-t
Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (15)
Grevistët “e mbetur” në të pretenduarën grevë urie, mësohet se kanë fjetur vonë mbrëmjen e së premtes, për shkak se ishin rrëmbyer nga muhabetet, jo aq për atë protestë të dobët që kishte përfunduar, se sa “surprizën” që ata prisnin të ndodhte. Pas gënjeshtrës së shpërndarë për gjatë gjithë ditës së premte, “se Edi Rama do të hynte vetë në grevë urie”, të ngujuarit e çadrës së grevës së pretenduar të urisë, e kishin besuar vërtetë një marrëzi të tillë. Kur protesta përfundoi mbrëmjen e së premtes dhe Edi Rama nxitoi të largohej, për të mos i kërkuar konfirmimin e thathesthemeve se do të hynte edhe ai në grevën e urisë. Kjo sjellje, ishte më zhgënjyese për “të mbeturit” e çadrës, të cilët shanin me mendje kryetarin, por jo me zë të lartë, sepse të gjithë kishin frikë nga të gjithë.
Pas kapërcimit të valës së parë të zhgënjimit, diku rreth mesnatës midis të premtes e të shtunës, një thashethem që hyri në çadrën e “të mbeturve” të ngujuar, “informonte” se Edi Rama kishte zgjedhur të hynte gjatë natës në grevë urie, për tua bërë surprizë. Kaq u desh, që optimizmi të kthehej sërish në çadër dhe të ziente muhabeti dhe kënaqësia, për atë që pritej të ndodhte. Orët kalonin dhe duke parë që Edi Rama nuk po hynte në çadrën e grevës së urisë të pretenduar, “të mbeturit”, të bindur se ai nuk do të hiqte dorë nga surpriza, vendosën të flinin, për t’i dhënë vetes kënaqësinë, që kur të zgjoheshin në mëngjes, të surprizoheshin me prezencën e mundshme të Edi Ramës në mes tyre.
Gjumë me ëndrra ka qenë ai i natës midis të premtes e të shtunës. Gjumë i thënçin, sepse nga dëshira se kush do të shihte i pari Edi Ramën në çadër, e mbanin të gjithë “një sy hapur”.
Orët kalonin, erdhi ora 06.00...
Asgjë...
Grevistët vazhdoni të bënin sikur flinin.
Ortë iknin dhe iknin...
Kaloi ora 09.00, 10.00...
Në orën 11.00, duket se të gjithë u bindën, se sërish Edi Rama ua kishte futur duke mos u futur në grevë urie.
Të dërrmuar nga mashtrimi dhe pagjumësia, u çuan dhe mes sherrit e shamatës, nxitonin për të kryer nevojat personale, kush e kush më parë, nëpër WC-rulota të improvizuara...
* * *
Ndërsa “të mbeturit” e harruar në çadrën e pretenduar të grevës së urisë, mes nevojës për kryerjen e nevojave personale, shtyheshin duke sharë njëri-tjetrin, askujt nuk i ra ndërmend, se dikush ishte arratisur natën nga çadra e grevës së urisë.
U desh një lajm me tira, i transmetuar nga një televizion, sa pothuajse në të njëjtën kohë, “të mbeturit” e ngujuar të hidhnin sytë nga shtrati i Arben Malajt dhe pas boshllëkut që vunë re, një boshllëk, bashkë me një të ftohtë, ju kaloi të gjithëve nëpër kurmet e tyre.
Sytë filluan të kryqëzoheshin mes tyre, me shpresën se te sytë e ndokujt, do të mund “të lexonin” të vërtetën e “arratisjes” së Arben Malajt.
Por në këtë kryqëzim sysh, kishte vetëm shtrembërim buzës dhe ngritje supesh, gjuhë e mjaftueshme e semiotikës, për të kuptuar sërish të gjithë, se askush nuk dinte asgjë.
Tronditja ishte e madhe.
Nuk është e lehtë, të zgjohesh me mendimin se do të surprizohesh me prezencën e Edi Ramës dhe të mësosh vetëm nga televizioni se Arben Malaj, kishte kapërcyer “klonin” dhe ju “kishte lënë targën”, “të mbeturve” të ngujuar.
Afërmendsh, që pas kalimit të çasteve të para të tronditjes, filluan komentet, ku nuk mungonin qëndrimet “pro” e “kundër”.
Kishte nga ata që e dënonin braktisjen e Arben Malajt, kishte edhe nga ata që e përshëndesnin dhe premtonin se do e shfrytëzonin edhe vetë këtë precedent”. Por kishte edhe nga ata, që ishin zemëruar me Arben Malajn, pse sipas tyre, ai e kishte ditur, apo kuptuar, që edhe Edi Rama, po tallej me ata, si Spartak Ngjela, Nard Ndoka, Skënder Gjinushi, Preç Zogaj, Paskal Milo, etj., etj, por që nuk ju kishte thënë atyre asnjë fjalë...
Në debat e sipër, në çadër hyri Sabit Brokaj.
Menjëherë “të mbeturit” e ngujuar ju lëshuan dhe i kërkuan sqarime Sabitit, në se ishte e vërtetë qe Arben Malaj, ishte i sëmurë, ndaj edhe kishte dalë.
“ku di gjë unë, i tha Sabiti. Edi Rama nuk më ka thënë gjë, që Arben Malaj duhet të sëmuret, për të dalë nga greva. Për të tjerët më ka thënë më përpara, nuk e di ç’po kurdis, deri sa nuk më tha asgjë”.
Përgjigja e Sabit Brokajt i ngatërroi më tepër se sa i sqaroi “të mbeturit” brenda çadrës së ngujimit.
* * *
Finalja e “Big Brother 3”, është ndjekur me shumë interes dje nga “bigbrother”-istët e çadrës së pretenduar të grevës së urisë, në segmentin e bulevardit pranë dy kullave binjake në Tiranë.
Interesimi lidhej, sigurisht për kandidatët, bashkë edhe me komentet për secilin prej tyre.
Në këtë mori argumentesh e debatesh, mbizotëronte mbi të gjitha “logjika e shëndoshë” e Besnik Barajt, në mbrojtje të personazhit me emrin Klodi. Sipas Besnik Barajt, “zëri i Klodit, i ngjashëm me zërin tim, është kusht i mjaftueshëm që ai duhet të fitojë” këtë “Reallity Show”...
Por, më tepër se sa personazhet e “Big Brother 3”, “të mbeturit” e ngujuar në çadër, ishin më shumë të interesuar në debatet me s tyre, me mënyrën e nominimit të kandidatëve, javë pas jave. Muhabeti rrotullohej e rrotullohej dhe vinte përqasja që ata mund ti bënit skenarit të “Reallity Show”-t, me një nominim të mundshëm të tyre brenda çadrës.
Me aq sa dukej, “meraku” i “të mbeturve” të ngujuar, lidhej me gjetjen e mënyrave, për të dalë edhe ata nga ngujimi, se me sa duket, “shterpësia” e leadershipit të partisë së tyre, nuk lë shumë shanse, që ata të dalin me nder nga çadra e pretenduar e grevës së urisë.
Mes debatesh, u ra dakord, që “të mbeturit” të bënin të tyre modelin e “Big Brother 3” dhe të fillonin nominimin, për ata që duhet të lanë çadrën e ngujimit. U ra dakord për mënyrën e nominimit, konkretisht, kush nominohej duhet të linte çadrën, por deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, kur edhe “Reallity Show”, ende nuk kishte përfunduar, “të ngujuarit” e çadrës, nuk kishin rënë dakord për numrin e të nominuarve që duhet ët lindin çadrën për çdo ditë.
Duke mos arritur në një pikë “konsensusi” “të mbeturit”, ranë dakord që të shijon deri ën fund, bashkërisht finalen e “Big Briother 3” dhe sot të vazhdojnë debatin për numrin që duhet të lënë çadrën për çdo ditë.
Përçahet greva, Arben Malaj ikën me 40 grevistë
Edi Rama nxiton ta shpallë armik, duke u deklaruar brenda oborrit të çadrave se Malaj iku “si frikacak dhe si hajdut”
Arben Malaj, nuk ka qenë i vetmi që ka braktisur natën e kaluar grevën e pretenduar të urisë. Mësohet se bashkë me deputetin, janë larguar edhe 40 perona të tjerë, të cilët ishin të ngujuar për rreth dy javësh në çadrën e ngritur në segmentin e bulevardit pranë dy kullave binjake. Lidhur me shkakun e vërtetë të kësaj arratisje “të madhe” të Arben Malajt me 40 grevistë, mësohet se kishte qenë vetë Edi Rama shkaktari. Duke dirigjuar ai nga jashtë çadrës, se kush do të merrte fjalën nga të ngujuarit e çadrës, Edi Rama kishte refuzuar para protestës të së premtes që t’i jepte fjalën në miting Arben Malajt.
Edi Rama, duke mos harruar se Arben Malaj, është një nga ata të “Lëvizjes për Mendim Ndryshe”, ende vazhdon ta trajtojë atë si armik.
Ndërkohë, mësohet se gjatë ditës së djeshme, Edi Rama ka vazhduar ët çojë më tej armiqësinë e tij ndaj Arben Malajt, duke deklaruar mes çadrës së “të mbeturve” të ngujuar, sipas të cilit “Arben Malaj, iku si frikacak, iku si hajdut”...