Kartelat mjekësore, konfirmojë mirëushqyerjen e grevistëve
Ditët kalojnë dhe kartelat mjekësore, të grevistëve që mbërrijnë sipas grafikut të paracaktuar në spital, tregojnë se ata vetëm nga mosushqyerja nuk vuajnë.
Prej ditësh, edhe bluzat e bardha të shërbimit shëndetësor shtetëror, e kanë vërejtur një gjë të tillë edhe shkencërisht, nga analizat e tyre, veçanërisht nga analiza bio-kimike e urinës së tyre.
Burime zyrtare të QSUT-së bëjnë të ditur se në asnjë rast, grevistët e shtruar në spital nuk kanë treguar statistika të nënushqyerjes, duke konfirmuar kështu dyshimet e medias se në çadrat e bulevardit s’po kryhet kurrfarë greve urie e vërtetë.
Si rezultat i analizave të cilat ju nënshtrohen grevistët, rezultate e të cilave ngelen të “skalitura” në kartelat mjekësore, mësohet se sasia e proteinave në trupin e tyre, janë mbi kufijtë, të cilët janë tregues të një nënushqyerje. E thënë me thjesht, këto analiza biokimike, janë tregues se grevistëve të urisë, vetëm ushqimi nuk ju ka munguar brenda çadrës.
Deklarimet e mjekëve, bëhen bindëse dhe të besueshme, kur mësohet për rezistencën, jo aq të pakuptimtë të komisionit drejtues të grevës së urisë, për të mos lejuar mjekët e shërbimit shëndetësor shtetëror, të asistonin në ambientet e brendshme të çadrës së pretenduar të grevës së urisë.