E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali/Edi Rama paguan qytetarët për të ardhur në miniprotestat e tij

Një video amatore në youtube turpëron propagandën edviniste lidhur me pjesëmarrjen masive në protesta. Pamjet vertetojnë listë-pagesat që zbatohen për çdo miting, por edhe revoltën e atyre rekrutëve nga rrethet, që s’arrijnë të marrin zarfet e premtuara. Kreu i PS bllokohet dhe s’nxjerr dot asnjë deklaratë për skandalin

Zbulohen të tjera argumente të cilat deligjitimojnë protestën e opozitës, e cila tashmë mund të konsiderohet thjesht si një arenë qejfi, demaskimi dhe pagesash të rëndomta thjesht e vetëm duke përplasur duart, apo çirrur zërin.
Një protestë dhe grevë urie e manipuluar, gjë e cila vihet re pikërisht nga pamjet e filmuara nga një kamera amatore gjatë ditës së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas pamjeve të servirura nga kamera amatore, dokumentohet që protestuesit falenderojnë Edi Ramën, pas pagesës që ai iu shpërndau përmes sekserëve të tij.
Dy personazhe janë protagonistët e këtyre pamjeve të filmuara gjatë kohës kur kryetari i Partisë Socialiste mbante fjalimin e tij.
Paratë numërohen brenda zarfit dhe i jepen protestuesve, i cili e tregon kënaqësinë e tij me shprehjen e fytyrës, çka duket qartë në video. Ndërsa të tjerë pjesëmarrës të protestës mbajnë radhën për të marrë atë çka u është premtuar.
Shpërndarësit e shpërblimeve janë të kujdesshëm: Ruhen nga kalimtarët e rastit ruhen edhe nga sytë kuriozë. Konsultojnë disa herë listat që kanë në xhepa, i kanë shpërblyer të gjithë apo jo, flasin me shefat në telefon për të marrë porositë e rastit, e kështu me radhë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›