E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hygenia”,spitali i ri privat, me standartet e muguara në vend

Hapja e spitalit “Hygenia” në vendin tonë pritet të sjellë një epokë të re për sistemin shëndetësor privat në Shqipëri. Me një investim prej 50 milion euro ai do të ofrojë një sërë shërbimesh të cilat i mungojnë shëndetësisë shqiptare. 

TIRANE- Një epokë e re për sektorin shëndetësorë privat shqiptarë që pritet të nisë në dhjetor të këtij viti me hapjen e spitalit “Hygenia”, të Tiranës një iniciativë e grupit Hygenia në vendin tonë. Ky spital super modern 7 katësh është projektuar sipas standarteve më të avancuara ndërkombëtare të cilat aplikohen në spitalet më të njohura në botë.

Gjatë fjalës së tij drejtori i përgjithshëm i spitalit “Hygenia”, Thanas Koçi theksoi se ky është spitali që i ka munguar vendit tonë.

E pranishme gjatë ceremonisë së prezantimit të këtij spitali ministria e Shëndetësisë Anila Godo, është shprehur e kënaqur për hapjen e tij duke pasur parasysh se ai do të mund të ofrojë një sërë shërbimesh të cilat i mungojnë tërësisht sistemit shëndetësorë spitalor në vendin tonë.

Investimi prej 50 milion euro për ndërtimin e këtij spitali është më i madhi në sistemin privat shëndetësorë në vendin tonë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›