Presidenti Topi, nesër vizitë zyrtare në Itali
Presidenti, Bamir Topi, zhvillon nesër një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të autoriteteve më të larta të rajonit të Ligurias. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve “Ansa” sipas të cilës, nesër Topi do të ndjekë nga afër edhe natën finale të festivalit të Sanremos.
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvillon nesër një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të autoriteteve më të larta të rajonit të Ligurias.
Gjatë kësaj vizite pritet të diskutohen marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit mes Shqiperisë dhe Italisë. Presidenti Topi do të pritet nga Presidenti i rajonit të Genovas, Alessandro Repetto.
Në këtë vizitë, Presidenti Topi do të shoqërohet nga ambasadori i Shqipërisë në Itali, Llesh Kola si dhe nga konsulli i nderit për Ligurian në Shqipëri, Xhuzepe Durazo.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve “Ansa” sipas të cilës, nesër Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të ndjekë nga afër edhe natën finale të festivalit të Sanremos.
(e.n/News24/Balkanweb)