Hyjmë bashkë në Parajsë
Një poezi ekskluzive e nobelistit Wole Soyinka
Arian LEKA
Teksa dilte nga zyrat Departamentit të Filmit, pranë Universitetit të Las Vegas-it, nobelisti Wole Soyinka i la Pirro Dollanit këtë shënim:
Hello Pirro! I sent off the book the other day. Just to let you know I shall forward the promised poem. I’m heading for Nigeria right now I am a bit rushed. I’ll get the poem to you on the return, about the end of January. To wish you a very successful New Year! Wole Soyinka
(Tjeta Pirro. Ta dërgova librin disa ditë më parë. Dua të të vë në dijeni se do ta nis poemën që ta kam premtuar. Tani po nisem për Nigeri dhe jam paksa me ngut. Do e sjell poemën kur të kthehem, diku nga fundi i janarit. Të uroj një vit shumë të suksesshëm.)
Ky shënim u la mbi frontespicin e librit “Ake: the Years of childhood”.
* * *
Soyinka e njihte Pirro Dollanin jo vetëm nga takimet në mjediset universitare, por edhe si përkthyesi në anglisht i novelës së Ismail Kadaresë “Ditë Kafenesh” (Coffee haouse Days).
Në njërin prej këtyre takimeve, Pirro Dollani i kishte folur Soyinkës edhe për festivalin e poezisë që zhvillohet në Shqipëri, në Durrës, dhe për revistën Poeteka, duke e ftuar me këtë rast atë të gjente mundësinë e botimit të ‘diçkaje’ në faqet e kësaj reviste, për të mbërritur në Shqipëri fillimisht si tekst e me pas, pse jo, edhe fizikisht, si autor.
Soyinka i qe përgjigjur ftesës jo vetëm me dashamirësi, por se do të publikonte në revistën POETEKA një poezi të pabotuar dhe të papërkthyer më parë në ndonjë revistë apo gjuhë tjetër.
Pirroja ‘fugoi’ të na e jepte që atë mbrëmje lajmin e mirë, duke na thënë se Soyinka do të dërgonte një poezi të pabotuar dhe... “Poeteka do të bëhet revista e parë që do ta botojë, ndërsa gjuha shqipe bëhet e para në të cilën përkthehet kjo poezi e nobelistit nigerian.” Ai nuk e dinte as vetë se që nga ai çast, kur siç shkruan Soyinka - furia e tingujve i dorëzohet heshtjes, do të rridhte qetësisht thuajse viti.
Megjithë trokitjen e kujdesshme në kujtesën e Soyinkës, dukej se gjithçka qe fashitur, ishte harruar si një nga ato bëmat që ua përflasim aq shumë vetëm ballkanasve, të cilët premtojnë me dashamirësi e me një buzëqeshje të gjerë, por që pastaj nuk e ndjejnë të nevojshme ta mbajnë domosdoshmërisht premtimin, një nga ato raste ku njeriu s’e ka të lehtë të dallojë dëshirën nga mirësjellja dhe fjalën e thënë nga mbajtja e fjalës. Por pikërisht në këto mëdyshje, Soyinka i shkroi sërish një letër tjetër Pirro Dollanit:
Hallo Pirro,
And greetings from my hometown, Abeokuta, where I finally ran down my folder of unpublished poems. I attach the one I had in mind for your journal.
All the best, WS.
(Tjeta Pirro dhe përshëndetje nga vendlindja ime, Abeokuta, ku unë më në fund e gjeta dosjen e poezive të pabotuara. Po bashkëngjis atë që ia kisha taksur revistës suaj. Gjithë të mirat, WS.)
Me pas ishte radha e Pirro Dollanit t’i shkruante këto radhë:
I am so thrilled to receive the message from you, and above all, to get this exquisite poem of yours. I can’t thank you enough! I hope to see you soon! Best, Pirro Dollani.
(I dashur Prof. Soyinka. Jam kaq i emocionuar nga mesazhi që mora nga ju dhe, mbi të gjitha, nga kjo poezi finoshe e juaja. Nuk gjej fjalë t’ju falënderoj sa duhet. Shpresoj të shihemi së shpejti.)
* * *
Kjo ishte rruga se si poezia aq lirike dhe meditative A VISION OF PEACE, mbërriti gjer në faqet e revistës POETEKA.
Dhurata nuk përflitet. Dhe ka aq pak rëndësi, nëse ajo ishte thjesht një poemë, një dramë e re dhe e panjohur, apo pak nga e arta e medaljes së Nobelit.
Është rasti të sjellim ndërmend dy parabola të Jezu Krishtit. Për ata që nuk e kujtojnë, skena është kjo: I pasuri lëshoi ndër këmbët e tij ar me bollëk, smeralde, sende të shtrenjta dhe para, ndërsa një plakë vetëm një metelik. Aty ai krijoi parabolën e devesë dhe vrimës së gjilpërës, duke e ditur se, pak kohë më pas, do t’i thoshte atij që kryqëzohej bashkë me të: “Ti do të jesh që sot me mua në Parajsë!”
Gjejmë rastin me të mirë që t’i shprehim mirënjohjen e redaksisë Wole Soyinka-s për dashamirësinë, vëmendjen e bashkëpunimin. Si dhe Pirro Dollanit për ngulmimin e dëshirën për të bërë bashkë të mirën, për të mbledhur rreth Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë – Poeteka, por dhe revistës Poeteka gjithashtu, poetë, krijues e miq, në një kohë kur njeriu jo shpesh di ta vlerësojë drejt se cila gjë ka më shumë vlerë sot: poezia vetë, apo gjesti poetik.
VEGIM QETIE
Wole SOYINKA
Është një çast i mehur kur bota
Bën gjumin e thellë, kur asgjë s’pipëtin
Kur fashiten tallazet,
Ndalen alizétë, kur gjithçka është qetì,
Si atëherë kur bota zu fill.
Është ky çasti kur Jeta mbledh rishtaz
Fuqitë shpaguese, çast kur
Qepallat e diellit përflaken së pari
dhe vallja e lumenjve i gjunjëzohet prehjes së ujëthave
Mes rrënjëve dhe gjetheve të përhumbura.
Të moçmit e njihnin çastin, kur
Dunat e guvat, shkëmbi dhe argjila mbuloheshin
Me qetësinë e rrezes që plaga e zjarrit i mungon
Kur dielli është veç një shpërthim kozmik lulesh
Që shndrit shputat e mbrëmjes teksa zbret.
E dinin edhe orën e shfaqjes së zotave
Kur rrymat e oqeanit tërhiqeshin
Në shkrepëtimën e akullt të pendëve
Kur një urë mjegulle
Lidh qiellin me tokën dhe nuancat
e ngjyrave të tokës përzihen, një paletë mistike
Ku secili nga zotat ngjyen penelat e vet.
Ndjesive vdekatare ky çast u zbulohet
Sërish gjatë shfaqjes, sjellë me drithërimë jete
Nga njeriu muzikendës, gjithçka zhbëhet dhe aq
Prej simfonive që shastisin ndjesitë
Duke nëmur flakë e rrëke,
Ankth, fluturim në ekstazë. Por vetëm
Kur pështjellimi i tingujve i dorëzohet
heshtjes - pëllëmbë e dorës së saj botën nanuris -
E pashprehur farëz që dremit, deri vrullet në syth
Dhe kujtimi i zërave ankimtarë
Tretet në humbëtirë të përjetësisë.
Brenda kësaj heshtje, fryti i prehjes do piqet,
Si të moçmit rreth muzikës së sferave
Ku kora, flauti, telat e violinës, mbira
Ksilofoni dhe balafoni shkrihen në një tel,
Njëzëri, aq sa bota rizgjohet.
Përktheu Silvana Leka
A VISION OF PEACE
There is a breathless moment when the world
Lies deep in sleep, when nothing stirs,
When the great waves are still, the Trade Winds
Drop, a pause, where all is silent, even
As in earth’s pre-natal dawn.
It is that moment when Life reunites
Its tributary powers, a moment when
The eyelids of the sun first flickers, and the turbid
Dance of rivers submits to the pace of sap
In roots and pensive leaves.
The ancients know of this moment when
Sand dunes and mangrove, rock and clay are robed
In a peace of light that lacks the hurt of burn
When the sun is only a cosmic flare of flowers
Lighting the feet of an advancing dawn
They know of the concert hour of the gods
When ocean undertows sink
Into the frozen flash of fins
When a bridge of mists
Unites sky and earth, and the tints
Of all earth colours blend, a mystic palette
On which the gods, retreating, lay their brushes.
To mortal senses is revealed this moment
Also at concert hour, brought to tremulous life
By man the music maker, all too soon curtailed
By symphonies that overwhelm the senses
Conjuring fire and flood,
Anguish, and ecstatic flights. But only
After discordant tunings of the parts have yielded
To that pause - its cupped hand calms the world -
Inarticulate, a seed in slumber, till it bursts in bloom
And the memory of querulous parts
Fades into the landfill of eternity.
Within that pause, the kola nut1 of peace will ripen
As ancients gather to the music of the spheres
When kora2, flute, violin strings, the mbira3,
Xylophone and balafon are tuned to a single chord,
A unison, to which the world awakes.
------------------------------------------------------------
1 Kola nut - frut i familjes së kakaos, lindur në pyjet tropikale të Afrikës dhe kultivuar gjerësisht në tropikun amerikan. Përmban kafetinë dhe substanca të tjera qetësuese.
2 Kora - instrument muzikor i Afrikës Perëndimore, i ngjashëm me një harpë të lashtë apo lahutë.
3 Mbira ose lamelafoni - është instrument muzikor në formën e një pianoje dore, ku luhet me gishtërinj. Bëhet me metal apo dru bambuje. Njihet edhe si ksilofon. Mbërriti në Amerikë nga skllevërit negër të Afrikës në shekullin XIX.
23 Qershor 2008