Shqiptaro-maqedonasit e akuzuar për sulm në SHBA: “Na futën në kurth”
Avokatët paraqesin kërkesat për klientët e tyre, kërkojnë lirim nga akuzat. Pala mbrojtëse jep dyshime të forta për vërtetësinë e informatorëve të FBI-së
Shaban Sulçe
Avokatët e personave të akuzuar për planifikimin e një sulmi të armatosur në bazën ushtarake amerikane në Fort Dix arkivuan dje në procesin gjyqësor kërkesat e para mbi të cilat do të mbështetet strategjia e tyre e mbrojtjes. Një nga këto kërkesa bën fjalë për zhvendosjen e gjyqit nga Gjykata Federale në Camden, për shkak se “vëmendja negative e medias dhe reagimi publik” mund të pengonte zhvillimin e një gjyqi të drejtë.
Roko Ciparone, avokati i të pandehurit Mohamed Shneuer, propozoi që gjyqi të zhvillohej në një zonë të paanshme, duke thënë se Pensilvania dhe Nju Jork janë më të pranueshme. “Mbulimi i lajmeve ka qenë komplet negativ ndaj klientëve tanë dhe sipas artikujve për këtë çështje, gazetat dhe televizionet kanë qenë plotësisht të njëanshme”, - tha ai. Në një kërkesë tjetër të veçantë, avokati tjetër, Majkëll Huf, shkruante se referenca ndaj Al Kaedës dhe akteve terroriste kundër SHBA-ve ishin të panevojshme dhe irritonin jurinë e gjyqit. Ai kërkoi që këto referenca të hiqeshin nga akuza, pasi ato nuk shërbenin si prova ndaj akuzave të ngritura ndaj klientit të tij, Dritan Duka. “Përdorimi i tyre mund të çonte në marrjen e një vendimi të bazuar në emocione dhe jo në fakte”, - deklaroi avokati i shqiptaro-maqedonasit, Dritan Duka.
Akuzat
Duka, Shneuer dhe tre persona të tjerë duhet të paraqiten në Gjykatën Federale në Kamden në muajin shtator. Ato mund të përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë për akuzën e planifikimit të vrasjes së ushtarëve amerikanë.
Prokurorët kanë thënë në akuza “se këta persona, midis të tjerash, kanë qenë të nxitur dhe të frymëzuar nga Al Kaeda”. Të pandehurit janë Shneuer, shtetas amerikan i lindur në Jordani, Duka dhe vëllezërit e tij, Shahin dhe Eljvir, emigrantë të paligjshëm nga ish-Jugosllavia, dhe Serdar Tetar, emigrant i ligjshëm në SHBA, i lindur në Turqi. Personi i gjashtë është Agron Abdullahu.
Informatorët
Dy informatorë të paguar të FBI-së regjistruan në mënyrë sekrete udhëtimet dhe takimet e tyre. Avokatët thanë se kishin ndër mend të bënin padi ndaj besueshmërisë së informatorëve, duke deklaruar se ata mund t’i kishin futur në kurth klientët e tyre.
Një prej informatorëve, Mahmoud Omar, u dënua me 6 muaj burg në vitin 2001 për grabitje banke dhe kjo është arsyeja e mundshme se përse ai bashkëpunoi me FBI-në. Sipas provave, Omar i nxiste të pandehurit me retorikë antiamerikane, merrte pjesë në udhëtimet e tyre për të lokalizuar sulmin dhe u ofronte burime për blerjen e armëve. Dritan dhe Shain Duka u arrestuan në maj të vitit 2007, në një takim me informatorin Omar, i cili supozohej se ishte furnizuesi i tyre me armë. Avokati Huff cilëson në kërkesën e tij se “armët që do bliheshin ishin për qitje dhe për sport. Përdorimi i atyre armëve nuk ka pasur për plan asnjë lloj sulmi ushtarak. Fjala ‘sulm’ është përdorur vetëm nga informatori te qeveria”, - tha avokati. Në një tjetër regjistrim, Dritan Duka i tha Omarit se Shneuer nuk dinte asgjë për planin e Dukës për të blerë më shumë armë. “Këto deklarata bien ndesh me teorinë e qeverisë, sipas të cilave, klientët tanë po punonin për të blerë armë së bashku, për të kryer sulmin ndaj bazës ushtarake”, - vijoi avokati Huff.
Ai kërkoi gjithashtu shkarkimin nga akuzat dhe mospërdorimin e disa provave, duke përfshirë këtu deklaratat e Dukës, i cili pohonte gjatë marrjes në pyetje nga FBI-ja se kërkonte të blinte armë. Sipas tij, Duka nuk ishte njohur me të drejtat e tij përpara se të merrej në pyetje nga agjentët e FBI-së. Ai gjithashtu kërkoi të zhvlerësoheshin evidencat e Agjencisë së Vëzhgimit të Shërbimeve të Huaja, sipas të cilave të pandehurit ishin pjesë të këtyre shërbimeve dhe drejtues të tyre. “Duka dhe miqtë e tij nuk janë absolutisht fuqi të huaja. Ata janë në të vërtetë shoferë taksish, shpërndarës picash dhe rregullues çatish”, - përfundonte deklarata e avokatit të pandehurit, Dritan Duka.
23 Qershor 2008