Hyjnë në fuqi tarifat e reja doganore, ja përqindjet
Këto ditë hyri në fuqi nomklatura e re e mallrave për qëllime eksporti dhe importi, e vlefshme vetëm për këtë vit. Ja tarifat doganore për të gjitha grupmallrat që importohen në vendin tonë
Këto ditë ka hyrë në fuqi nomeklatura e re mallrave, e vlefshme për importet dhe eksportet gjatë këtij viti dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Pas botimit në Fletoren Zyrtare më 30 dhjetor në ditët e para të janarit, mallrat e importit tashmë gjenden me kode dhe grupime të reja, bazuar në standardet e BE dhe me tarifa te ndryshuara në disa prej tyre. Rishikimi i nomeklaturës tashmë është një detyrim që kryhet çdo vit nga qeveria dhe hyn një fuqi në fillim të çdo viti, duke plotësuar kështu detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet e tregtisë së lirë në Bashkimin Europian. Gjithashtu rishikimi i nomeklaturës përfshin edhe përditësimin e tarifave doganore, duke qenë se për disa artikuj që importohen ato vijnë në ulje vit pas viti. Mirëpo në listën e afishuar për këtë vit nga qeveria mësohet se, do të vijojnë të kenë një tarifë të lartë doganore deri në 15 për qind disa lloje drithërash, ku përfshihen gruri dhe misri dhe nënproduktet e tyre. Gjithashtu disa lloj pijesh freskuese pa përmbajtje alkoolike do të importohen me tarifë doganore 15 për qind. Për vitin 2001, shumica e produkteve farmaceutike nuk do të paguajnë tarifa doganore. Sipas burimeve në dogana, nomeklatura e mallrave, sipas kodeve përkatëse, aplikohet për të pasur një instrument të vetëm, që do të mundësonte administrimin në të njëjtën kohë të tarifës doganore, të statistikave të tregtisë së jashtme dhe të politikave të tjera, që lidhen me mallrat dhe lëvizjen e tyre. Për ketë qëllim, Këshilli i Ministrave miraton një nomenklaturë mallrash, e cila tashmë quhet "Nomenklatura e Mallrave" dhe bazohet plotësisht në Nomenklaturën e Kombinuar të Bashkimit Europian (CN) dhe do të përfshijë: Nomenklaturën e Sistemit të Harmonizuar (SH) të Organizatës Botërore të Doganave. Në listën e përgjithshme të mallrave që importohen janë nënndarjet të quajtura ndryshe edhe "nënkrerë të NM-së", të cilave u përgjigjet një nivel i caktuar i taksës doganore. Për të mundësuar zbatimin e njëkohshëm të tarifave doganore, të statistikave të tregtisë së jashtme dhe të politikave të ndryshme, në veçanti ato tregtare dhe bujqësore, për importimin dhe eksportimin e mallrave, Këshilli i Ministrave miraton tarifën e integruar të Shqipërisë, që tashmë quhet ndryshe "Tarish". Nomenklatura e Mallrave, së bashku me nivelet e taksave doganore dhe detyrimet e tjera, si dhe masat e tjera, të përfshira në Tarish ose në dispozita të tjera ligjore, formojnë tarifën doganore të Republikës së Shqipërisë, për të cilën bën fjalë neni 28 i Kodit Doganor dhe që do të zbatohet në importimin e mallrave në Shqipëri. Nomenklatura e Mallrave, përfshi kodet numerike dhe, kur është e përshtatshme, edhe njësitë statistikore plotësuese përkatëse, zbatohet për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave të tregtisë me jashtë. Ndërsa Tarish-i përdoret nga organet doganore për zbatimin e të gjitha masave, që kanë lidhje me importimin në Republikën e Shqipërisë ose eksportimin nga Republika e Shqipërisë.
Për vitin 2001, shumica e produkteve farmacetike nuk do të paguajnë tarifa doganore. Sipas burimeve në dogana, nomeklatura e mallrave, sipas kodeve përkatëse, aplikohet për të pasur një instrument të vetëm, që do të mundësonte administrimin të tarifës doganore, të statistikave të tregtisë së jashtme
Tarifat Doganore të vlefshme për 2011 që nga 1 janari
1-KAFSHET E GJALLA; PRODUKTET ME ORIGJINE -10%
2-RODUKTET VEGJETALE 15%
3-PRODUKTET MINERALE 10%
4-PRODUKTET E INDUSTRISE KIMIKE 2-10 %
5-PLASTIKAT DHE ARTIKUJT PREJ TYRE -6%
6-TEKSTILET DHE ARTIKUJT TEKSTILE -10%
7-VESHJET E KEMBEVE, VESHJET E KOKES 10-15%
ÇADRAT, ÇADRAT E DIELLIT, BASTUNET,
BASTUNET MBESHTETES, KAMZHIKET,
ARTIKUJT PER GJUETI DHE PJESET PREJ
TYRE; PUPLAT E PERGATITURA DHE
ARTIKUJT E BERE ME TO; LULET
ARTIFICIALE; ARTIKUJ TE FLOKEVE TE NJEREZVE
8-MAKINERI DHE PAISJET MEKANIKE; PAJISJE 0-2%
ELEKTRIKE; PJESET E TYRE; RREGJISTRUESIT
MJETET E TRANSPORTIT RRUGOR, AJROR,
DETAR DHE PAJISJET SHOQERUESE TE
TRANSPORTIT
VAJRA DHE DHJAMRA PREJ KAFSHEVE APO 0-10%
VEGJETALE DHE PRODUKTET E NDARJES SE
TYRE; YNDYRA TE PERGATITURA TE
NGRENSHME; DYLLET VEGJETALE APO PREJ
KAFSHEVE
USHQIME TE PERGATITURA; PIJET, ALKOOLET 0-15%
DHE UTHULLAT; DUHANET DHE ZEVENDESUESIT E
PERPUNUAR TE DUHANIT
LEKURET E PAPERPUNUARA 2-10%
DRURI DHE ARTIKUJT PREJ DRURI; QYMYRI i 0%
DRURIT
BRUMI i DRURIT APO i MATERIALEVE TE 0%
TJERA FIBROZE CELULOZIKE
ARTIKUJT PREJ GURI, ALLÇIE, ÇIMENTOJE, 10-15%
ASBESTI, MIKE APO MATERIALE TE NGJASHME;
PRODUKTET QERAMIKE
PERLAT NATYRALE APO TE KULTIVUARA, 2-15%
GURET E ÇMUAR APO GJYSEM TE ÇMUAR
METALET BAZE DHE ARTIKUJT ME METALEVE 0-2%
BAZE
ARMET DHE MUNICIONET; PJESET DHE 15%
PLOTESUESIT E TYRE
ARTIKUJ TE NDRYSHEM TE PRODHUAR 0-15 %
VEPRAT E ARTIT, COPAT E MBLEDHURA 0%
NGA KOLEKSIONISTET DHE ANTIKAT