Meta: Strategji kombëtare energjie

Ministria e Ekonomisë ka nisur pune për këtë vite te ri me një analize te detajuar te detyrimeve qe Shqipëria duhet te përmbushë ne kuadër te integrimit evropian. Ne një takim me grupin e punës se këtij institucioni, zv. kryeministri dhe ministri Ilir Meta u shpreh se realizimi i këtyre objektivave do te jete prioriteti i punës gjate këtij viti. Progres-raporti ka kërkuar qe te hartohet strategjia kombëtare e energjisë si dhe një ligj i posaçëm për energjinë e rinovueshme. Megjithatë edhe pas realizimi të procesit te integrimit, qeveria shqiptare do te vijoje sërish negociatat me bashkimin evropian për mbrojtjen e disa produkteve ushqimore vendase qe konsideron si sensitive.
Shpërndaje