E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaka Biznesi gati te listoje aksionet

Janë të shumta kompanitë që operojnë në Shqipëri të cilat kërkojnë që të nxjerrin aksionet e tyre në shitje, siç dhe ndodh në tregjet e zhvilluara. Pavarësisht kërkesës së hershme për funksionim normal të Bursës, asgjë ende nuk po ndodh, çka sipas përfaqësuesve të biznesit në vend nuk është normale. Të pyetur nga Alsat, drejtues të shoqatave të biznesve thonë se ka nevojë të menjëhershme për një amnisti për biznesin, çka do t`i hapte rrugë funksionimit të bursës.

"Ne jemi dhe pjesë e lobimit për të krijuar një bursë në Shqipëri, po përpara se sa të shkojmë te bursa ne duhet të shohim me kujdes evidentimin dhe legalizimin e aseteve të kapitaleve të sipërmarrjes shqiptare në mënyrë që këto kapitale të jenë të legalizuara dhe të jenë në vlerën e tyre reale, në mënyrë që listimi i tyre dhe kuotimi i tyre në bursë të jetë sa më real dhe sa më objektiv. Në mënyrë të drejt për drejtë i hapet rruga dhe krijimit të një burse reale dhe objektive që të bëhet një treg më i hapur,më i sigurtë", tha Nikolin Jaka, Kryetari i DHTI.

Kompanitë që operojnë në fushën e telekomunikacionit, ato të sektorit energjetik, minerar, të industrisë së rëndë dhe sektorëve të tjerë kanë kërkuar prej kohësh një bursë funksionale në vend. sipas pritshmërive, në një të ardhme afatshkurtër shumë kompani të tjera do të ofrohen të investojnë në Shqipëri, por mungesa e bursës sjell një stepje tek ta.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›