E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH 120 milione euro fitim ne 2010-ten

Prodhimi i bollshëm i energjisë elektrike nga hidrocentralet në vend i ka mundësuar Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare një situatë të kënaqshme financiare. Në analizën e bërë nga drejtori i përgjithëm u bë me dije se KESH gjatë 2010 ka mundur të shlyejë dhjetra milionë euro detyrime, si dhe të realizojë fitim prej po disa milionë euro.

"Gjatë këtij viti KESH ka arritur të ardhura në vlerën 27 miliardë lekë, ose të konvertuar ndryshe, gati 200 mln euro dhe duke nxjerr një fitim total, afërsisht rreth 120 mln euro. Në total janë rreth 23.9 miliardë lekë që janë shpenzuar për mbylljen e tatimeve, TVSH", thotë Ëngjëll Zeqo, drejtori i përgjithshëm i KESH-it.

Situata e mirë hidrike ka lejuar prodhim në kapacitete maksimale të energjisë elektrike. Ashtu siç ndodh prej muajsh, dhe në janar po vijon eksport prej disa milionë kilovat orë në ditë i energjisë.

"Eksporti kap shifrat rreth 7.4 milionë kilovat orë në ditë dhe janë kontrata të firmosura deri në fund të këtij muaji. Por ajo cka është e rëndësishme, KESH ka bërë planifikimet e veta për vitin që vjen. Në varësi dhe të prurjeve të situatës hidrike që do të kalojë vendi, gjithë pjesa tjetër do të menaxhohet me qëllim rritjen e performancës ekonomike të kompanisë", bëri të ditur ai.

Pas disa javësh shkarkime nga digat e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, KESH ka arritur të normalizojë situatën në diga. Gjatë ditëve të para të janarit nuk ka pasur derdhje të kota uji nga digat.  

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›