Hyjnë në grevë urie 13 kryefamiljarët e “pallatit të vdekjes”
16/12/2008 Gjirokastër, bashkia nuk u dha qiranë mujore dhe pagesën ditore
GJIROKASTËR – Të mbetur të pastrehë si pasojë e shembjes së pallatit në Gjirokastër, në mesditën e 9 nëntorit, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën disa të tjerë, 13 kryefamiljarë kanë hyrë mesditën e djeshme në grevë urie, për shkak se ata nuk kanë marrë pagesën e qirasë mujore, si dhe pagesën ditore për ushqimet që i ishte premtuar nga pushteti vendorë. Grevistët janë mbledhur së bashku para rrënojave të godinës së rrëzuar dhe në shenjë demonstrative kanë vendosur një shirit ngjyrë të kuqe përreth kokës, duke zyrtarizuar veprimin e tyre me formën më ekstreme të protestës. Fillimisht gjashtë kryefamiljarë kanë qenë të përzgjedhur për t’u futur në grevë urie në kushtet e një indiference të theksuar nga ana e qeverisjes vendore për problemin me të cilin ndeshen prej më se një muaji, ndërsa më vonë ky numër ka shkuar në 13 të ngujuar. Ata kanë zgjedhur si vendstrehimi një depo përbri pallatit të rrëzuar, që shpëtoi nga vala e shkatërrimit së mesditës së 9 nëntorit. Njëri prej kryefamiljarëve të prekur nga shembja e pallatit, njëkohësisht gazetari i vjetër sportiv, Sokrat Papadhopulli, tha për gazetën “Metropol” se të gjithë të ngujuarit janë tepër të vendosur që t’i shkojnë deri në fund misionit të tyre. “Grevistët nuk do të pranojë asnjë lloj ushqimi gjatë grevës së urisë”, pohon Papadhopulli. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, ka mbërritur urgjentisht në vendin ku zhvillohet greva e urisë, duke marrë kontakt me grevistët, të cilët nuk kanë marrë parasysh apelin e tij për ndërprerjen e grevës, pasi është një formë që dëmton shëndetin e tyre.