E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyjnë nga çatia, i vjedhin celularët

12/06/2009  Asnjë autor

CËRRIK- Zbulon vjedhjen e dyqanit vetëm në mëngjes, mungonin celularë dhe karta telefonike. Hava Gjokola 55 vjeç ka lajmëruar policinë rreth orës 09.00 kur ka konstatuar vjedhjen e kryer gjatë natës. Persona ende të paidentifikuar nga policia janë ngjitur në çati, kanë hapur tjegullat, prishur tavanin dhe janë futur brenda duke vjedhur 20 celularë të rinj të markave të ndryshme dhe 11 karta rimbushësh, vlera e të cilave arrin në 200 mijë lekë të reja. Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar, por deri tani ende nuk është mbërritur në autorësinë e kësaj vjedhjeje. Në qytetin e Cërrikut janë shtuar ndjeshëm vjedhjet. Shkak mendohet edhe varfëria.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›