E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rustemi rikthehet në Shkodër, Krimet e Rënda e gjykuan për 5 vjet

11/06/2009  Gjykata e Lartë kthen dosjen

TIRANË -Gjykata e Lartë rikthen në Shkodër Bardhyl Rustemin, dënuar për vrasje dhe dënuar dy herë nga Krimet e Rënda dhe nga ajo e Apelit të Krimeve të Rënda. Një dosje, e cila ka bërë odisenë e saj tek Krimet e Rënda dhe në fund shkalla më e lartë e gjyqësorit e rikthen për kompetencë në Shkodër. Ka pesë vjet proces gjyqësor. Rustemi është gjykuar në mungesë pas një krimi të ndodhur në qytetin e tij disa vite më parë. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 23 vjet burg të pandehurin Bardhyl Rustemi, akuzuar për vrasje. Ndërkohë që prokurori kërkoi për Rustemin dënimin me 24 vjet heqje lirie. I pandehuri akuzohet se është autor i vrasjes së shtetasit Lec Majnishta. Në vitin 1992, kur iu vra xhaxhai, ishte vetëm 10 vjeç. Midis dy familjeve janë shkëmbyer disa herë biseda për të falur gjakun. Por gjithsesi, asgjë nuk u arrit. Të gjitha këto u dëgjuan dhe u mbajtën mend nga njëri prej djemve të fisit, i cili nuk mund të jetonte pa marrë hakun e xhaxhait të vrarë. Kështu në vitin 2003, kur sapo kishte mbushur 21 vjeç, Bardhyl Rustemi vendosë të marrë hakun e xhaxhait, Ruzhdi Rustemi. Ky nuk wshtw rasti i parw kur Gjykata e Lartw kthen dosje qw shqyrtohen pwr vite me radhw. Kwshtu mund tw pwrmendet dosja e Gwrdecit si precedent i freskwt.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›