Vetëvaret nëna e 7 fëmijëve, i kishte vdekur bashkëshorti
11/06/2009 E gjeti njëri nga fëmijët. Në depresion për shkak të varfërisë
GRAMSH- Një grua i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar. Behije S. 58 vjeç nga fshati Kodovjat është gjetur e vetëvarur nga familjarët në kasollen e bagëtive shumë afër shtëpisë.
Vetëvrasja
Gruaja është zbuluar e vdekur rreth orës 10.00 të ditës së enjte kur është njoftuar policia. Mësohet një grup hetimor i ndjekur nga ekspertët ka mbërritur në shtëpinë e familjes Seda në fshatin e largët të Gramshit. Nga veprimet e para ka rezultuar se gruaja ishte vetëvarur me litarin e bagëtive në traun e kasolles në kohën kur në shtëpi nuk kishte njeri. Nëna e shtatë fëmijëve po kalonte një periudhë të vështirë ekonomike pas vdekjes së bashkëshortit. Situata e vështirë dhe humbja e njeriut të afërt kanë ndikuar tek ajo duke i shkaktuar një gjendje depresive. Gruaja shfaqte probleme prej disa kohësh, por fëmijët e saj nuk e kishin menduar se mund të arrinte deri në vetëvrasje. Zbulimin e tmerrshëm e ka bërë një prej fëmijëve që është kthyer në shtëpi, por kur nuk ka gjetur nënën ka nisur ta kërkojë duke zbuluar skenën e tmerrshme. Për gruan nuk ka pasur asnjë shpresë për të jetuar. Burime të policisë konfirmojnë vetëvrasjen duke përcaktuar paraprakisht si shkak atë të vetëflijimit nga depresioni. Fëmijët e gruas janë pyetur për këtë ngjarje dhe kanë treguar se nëna e tyre e kishte vuajtur mjaft vdekjen e babait dhe situata e vështirë që kalonte familja ka bërë që ajo të përfundojë në këtë gjendje derisa ka vendosur ti japë fund jetës. Behije S. është viktima e radhës e fenomenit mjaft të përhapur sidomos në zonat rurale. Kryesisht femrat i japin fund jetës nëpërmjet helmit. Një e moshuar ka gjetur vdekjen pak ditë më parë pasi ka pirë helm, ndërsa shumë raste regjistrohen në spitale si tentative vetëvrasjeje.