Xholi hiqej si polic, grabiste të moshuarit
12/06/2009 Operacioni “Hija”
TIRANE- Policia e Tiranës, më në fund identifikon dhe çon në qeli “policin”, i cili zhvaste në rrugë të moshuarit dhe invalidët. Mesditën e sotme strukturat e hetimit të policisë së kryeqytetit, organizuan një operacion të koduar “Hija”, i cili u finalizua me arrestimin e 36-vjeçarit Genci Xholi, lindur e banues në Laç. Burime nga policia thanë se Xholi duke u paraqitur si punonjës i policisë së shtetit, dyshohet se ka vjedhur përmes mashtrimit mbi 20 shtetas, kryesisht të moshave të thyera dhe invalid, duke improvizuar kontrolle policore dhe duke u vjedhur vlerat monetare që kishin me vete si, sende me vlerë, celular e të tjera. Denoncimet e para në ngarkim të një “polici” që vidhte qytetarë u regjistruan rreth tre muaj më parë nga policia e Tiranës. I fundi që kreu denoncim ndaj këtij shtetasi ka qenë një i moshuar nga Lushnja.