Kujtesa, konfliktet, dhuna në Ballkanin e erës globale
12/06/2009 Mariella Pandolfi tani në shqip
“Sovranitete të lëvizshme, kujtesa, konfliktet, dhuna në Ballkanin e erës globale” e antropologes dhe studiueses së mirënjohur italiane Mariella Pandolfi tani është edhe në dorën e lexuesit shqiptar. Në qendër të këtij libri është e ashtuquajtura “retorikë humanitare”, që vitet e fundit është shfaqur me forcë në marrëdhëniet ndërkombëtare, e mishëruar disa herë me ndërhyrje ushtarake, por më shpesh me të ashtuquajturat “ndërhyrje humanitare”. Fokusi i saj bie në mënyrë të veçantë në efektin që kjo strategji ndërkombëtare e ndërhyrjes humanitare ka pasur në Ballkanin Perëndimor, duke u përqendruar sidomos në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës, që autorja i njeh më mirë. Pra, në qendër të analizës së Pandolfit është pikërisht universi kompleks i të ashtuquajturve “ekspertë”, ushtarakëve, OJQ-ve dhe organizatave ndërkombëtare, që kanë shërbyer për të vënë në jetë ndërhyrjen humanitare perëndimore si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë gjatë dekadës së fundit, strategjitë që ato kanë ndjekur dhe efektet kontradiktore që kanë pasur në kontekstin e një shoqërie paskomuniste apo paskonfliktit. Qasja e Pandolfit është kritike dhe bëhet nga këndvështrimi i një antropologeje, duke qenë ajo thellësisht e bindur se “përballë këtyre shndërrimeve të thella që po ndodhin në botën e sotme... është jetike për shkencat shoqërore që të ushtrojnë funksionet e tyre kritike. Jo me qëllim që të dënojnë ndonjë operacion ushtarak të veçantë apo retorikën humanitare... po për të kuptuar atë që këto lloj mobilizimesh lënë pa thënë ose qëllimisht fshehin për të rrokur ambiguitetin dhe kontradiktat e tyre, për të kuptuar bazat dhe se ç’është në lojë, me pak fjalë për të marrë vesh arsyen e ekzistencës së një forme qeverisjeje ushtarake apo humanitare, e cila shpesh na imponohet, a thua se kjo është gjëja më e vetëkuptueshme”. Mariella Pandolfi ka një biografi intelektuale mjaft origjinale, meqenëse prej 15 vjetësh jeton mes Kanadasë dhe Europës, duke alternuar punën e saj universitare e kërkimore në Montreal, Itali e Francë me punën për disa organizata ndërkombëtare dhe fondacione private si eksperte për procesin e demokratizimit në Ballkanin postkomunist.
Ajo është profesore e antropologjisë pranë Universitetit të Montrealit, Kanada, ku drejton grupin e kërkimit mbi ndërhyrjet humanitare dhe ushtarake në zonat e konfliktit. Ka një formim pluridisiplinar. E diplomuar për filozofi, kreu një trajnim klinik për psikanalizë dhe mori doktoraturën për antropologji në “EHESS”, Paris. Në vitin 2004 ajo mori çmimin “Woman of Distinction Aëard” nga “Women’s Foundation” në Montreal për kontributin e saj të rëndësishëm në këtë fushë.
Ndër librat e Mariella Pandolfit mund të veçojmë "Itinerari delle emozioni: corpo e identità feminile nel Sannio campano”, Milano, 1991, “Perché il Corpo? Utopia, sofferenza, desiderio”, Romë, 1996. “Anthropology of Humanitarian Intervention”, Nju-Jork, 2009, etj.