Vetëvaret në pemë 60-vjeçari
11/06/2009 Sëmundja
SHKODER- Një shtetas 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij me anë të vetëvarjes. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se shtetasi Isuf M. është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij në lagjen “Ahmet Haxhija” të qytetit të Shkodrës. Të parët që e kanë gjetur trupin pa jetë të shtetasit kanë qenë vetë familjarët, të cilat kanë lajmëruar menjëherë policinë. Blutë që shkuan në vendngjarje e kanë gjetur trupin e pajetë të Isuf M. në oborrin e banesës së tij, të varur në një pemë frutore. Të njëjtat burime shprehen se shtetasi I. M ishte lindur në fshatin Reç të rrethit të Malësisë së Madhe dhe banues ne lagjen “Ahmet Haxhia”. Nga veprimet e para hetimore dhe nga marrja në pyetje e familjarëve, rezultoi se viktima kohët e fundit vuante nga kriza të forta të dhimbjes së stomakut, dhimbje këto që mund të jenë dhe shkaku i vetëvarjes se tij. Ai kishte mësuar për sëmundjen e rëndë dhe kishte kaluar në depresion