E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zokora i bashkohet Trabzonsporit

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 23:00

Klubi spanjoll Sevilla ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Didier Zokora në Trabzonspor.

Kalimi i reprezentuesit të Bregut të Fildishtë në skuadrën turke që do të paraqitet në kualifikime për në Ligën e Kampionëve do të finalizohet pas përfundimit të testeve mjekësore.

Zokora 30 vjeç kaloi dy sezone në Sevilla dhe do ti bashkohet Trabzonsporit që u mposht në garë për titull të kampionit në Turqi në bazë të golaverazhit më të dobët se Fenerbahce.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›