E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka: Të mundim Dinamon që të zëmë Vllazninë

SHKRUAN: Jeton Selimi 31-03-2011 11:45

Jahmir Hyka është i qartë për detyrat që duhet të marrë përsipër, për të çuar Tiranën në Europa League, si përmes kampionatit ashtu dhe përmes Kupës së Shqipërisë. “Të bëhesh një lider te Tirana është e vështirë, por unë do të bëj maksimumin për të ndihmuar skuadrën dhe fituar një status të tillë. Kam arritur të përshtatem shpejt me ekipin pasi për mua nuk ishte një ambient i panjohur”. Tirana është aktualisht në vendin e pestë, me 37 pikë, është 7 pikë larg Vllaznisë së vendit të tretë, kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje. “Diferenca me Vllazninë nuk është e madhe. Mund të afrohemi pasi kalendari na favorizon. Për ta bërë këtë duhet të fitojmë derbin me Dinamon. Tirana i ka të gjitha shanset për ta fituar”, - tha Hyka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›