Hyka, debutim dhe kualifikim në Raundin 2

Jahmir Hyka ka debutuar zyrtarisht me fanellën e Mainc 05. Ish-lojtari i Tiranës u aktivizua në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë në fitoren e ngushtë 2-1 kundër Babelsberg 03, një skuadër e ligës së tretë gjermane.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare – i thirrur edhe për miqësoren e 20 gushtit kundër Lihteshtejnit – hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 65-të në vend të Pekovic, por luajti në mënyrë të kënaqshme për 55 minuta, pasi ndeshja pas rezultatit në kohë të rregullt 0-0, u vendos në shtesa.
Markus Feulner (92') dhe Dragan Bogavac (107) shënuan për Mainc 05, ndërsa për vendasit Moritz (93').
Trajneri i Maincit Anderson tha pas ndeshjes: "Ishte një takim shumë i vështirë, por e rëndësishme është se kaluam në turin e dytë. Luajtëm shumë mirë në mesfushë, por ishim të papërqendruar në goditjet standarde".