E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka dhePejic ne qiellin e shtate pasi Tirana e tyre fitoi Kupen e Shqiperise

Ishte shansi i fundit i sezonit dhe me pak më shumë shans në favor, u fitua. Tirana pronësoi Kupën e Shqipërisë, në një finale emocionuese ndaj Dinamos në Durrës dhe njëri prej lojtarëve më të mirë shqiptarë aktualisht, Jahmir Hyka, beson se kjo ka shpëtuar sezonin. Nga lodhja, ai mezi gjen frymën për të shqiptuar fjalët e tij.

Por, ndërsa Hyka shkëlqen në fushë, është kroati Pero Pejiç që realizoi golin që e çoi ndeshjen tek penalltia. Për sulmuesin, rëndësi ka fitorja dhe që tani të nisë festa.

Bardheblutë u bënë tani me 14 kupa dhe do të jenë në Europë, aty ku kanë qenë thuajse gjithnjë, ndërsa sonte në Vilën Goldi, bosi Refik Halili do t’i mbledhë të gjithë për të festuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›