E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet kampionati italian i futbollit. Verdikti i fundit ne favor te Udinezes

Mbyllet Seria A 2010-2011 dhe verdikti i fundit që kishte mbetur për t’u dhënë ka shkuar në favor të Udinezes, e cila do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, pasi ka mbajtur vendin e katërt.

Bardhezinjëve i mjaftonte një barazim ndaj Milanit që luante me petkun e kampioni dhe kështu ndodhi. Sfida në “Friuli” u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht nga rastet për të dyja skuadrat, kësisoj Udineze e mbyll kampionatin me 66 pikë, aq sa Lacio, por ka golaverazh dhe bilanc më të mirë se bardhekalterit.

Lacio fitoi 4-2 në Le]e, renditet e pesta dhe do të luaj në Europa Ligë, ashtu si skuadra tjetër e kryeqytetit Roma, që e mbylli kampiontin në vendin e gjashtë, pas fitores 3-1 ndaj Sampdorias. Në ndeshjet e tjera të luajtur për javën e fundit, Napoli barazoi 2-2 në fushën e Juventusit.

Kjo ishte ndeshja e fundit për trajnerin del Neri në stolin e Zonjës së vjetër. Në mesjavë pritet emërimi i Antonio Kontes si trajneri i ri i Juves.
Ndërkohë, dy gola të Pacinit e udhëhoqën Interin drejt fitores 3-1 ndaj Katanias. Bari i vendit të fundit largohet me nder, pasi mposhti 4-0 Bolonjën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›