Trajneri i Tiranes Misho Kersticevic ka nisur te mendoje per pjesemarrjen ne kupat e Europes

E fitoi më në fund trofeun e tij të parë, Kupën e Shqipërisë, ndonëse nuk dihet nëse do ta gëzojë dot për një kohë të gjatë. Misho Krstiçeviç u shpreh shumë i lumtur pas finales ndaj Dinamos, fituar vetëm pas penalltive, ndërsa mendon menjëherë për sezonin e ardhshëm.
"Kjo ishte kupa ime e parë, natyrisht që jam shumë i lumtur. Me këtë kupë kemi shpëtuar sezonin. Një kupë e fituar në Shqipëri, një kënaqësi e madhe, ndërsa sezonin e ardhshëm kemi mundësi të luajmë në kupat e Europës. Nuk di të flas për gjendjen e pagave, sa janë marrë apo sa do të merren pas kupës, presidenti ka folur me lojtarët. Ilion Lika ishte një hero sot, por e dinim, ai ka pritur edhe më parë penallti".
E pra, sezoni i ardhshëm do të jetë në Europë, por burime në klub bëjnë me dije se pozitat e kroatit nuk janë nga më të mirat. Misho është nisur drejt atdheut të tij, drejt qytetit të Splitit, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë një ftesë që ai të kthehet pas. Ndoshta Tirana do të vazhdojë me ritualin e ndërrimit të trajnerëve.