Liverpuli, Torres për para dhe Anelkan
Liverpuli ka kërkuar që Nikolas Anelka të përfshihet në ofertën e Çelsit për të transferuar sulmuesin Fernando Torres. Edhe pse qëndrimi publik i Liverpulit është se “Torres nuk është në shitje”, duket se drejtuesit e ‘Redsave’ janë të gatshëm të negociojnë për shitjen e sulmuesit spanjoll. Të premten mbrëma, Torres kishte kërkuar nga klubi që të lejonte largimin e tij, mirëpo kjo ishte refuzuar nga ‘Të Kuqtë’, porse ky akt nuk i ndaloi blutë që të bënin edhe ofertën e dytë prej 40 milionë stërlinash plus shërbimet e Daniel Starridxh që në tërësi plotëson kërkesën e klubit nga “Anfield”. Mirëpo, Liverpooli ka kërkuar që në ofertë të përfshihet francezi Anelka dhe jo Starridxh, për të përmbushur kërkesën e tyre prej 50 milionë stërlinash. “Reds”-at e konsiderojnë Anelkan si golashënues të lindur, i cili mund të jetë partner i denjë në sulm me Luis Suarezin e porsatransferuar nga Ajaksi.