Murinjo: Marrëdhëniet me Valdanon, të parëndësishme
SHKRUAN: Jeton Selimi 31-01-2011 11:23
Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo edhe njëherë ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e tij me drejtorin Horge Valdano, duke thënë se relacionet mes tij dhe drejtorit të Los Blancos nuk janë të rëndësishme. “Marrëdhëniet e mia me Valdanon nuk janë të rëndësishme. Me rëndësi janë marrëdhëniet që kam me lojtarët e mi dhe me zëvëndëstrajnerin. Unë e bëj konferencën për shtyp kur kam dëshirë. Nuk e di si funksionon kjo te klubet tjera, por unë punoj me asistentët e mi në përmirësimin e ekipit e jo në bërjen e deklaratave”.